Qeveria ka reaguar për herë të parë pas denoncimit nga Top Channel për planin e ndërtimit dy hidrocentraleve mbi Kanionet e Osumit.

Ministria e Energjisë deklaron se i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit të verifikojë lejen mjedisore të dy hidrocentraleve.

Sipas ministrisë së drejtuar nga Damian Gjiknuri, nëse leja mjedisore do të rezultojë e parregullt dhe Ministria e Mjedisit kryen revokimin e saj, atëherë dikasteri i energjisë është i gatshëm të nisë procedurat për anulimin e koncesionit.

Në fund të deklaratës, Ministria e Energjisë thotë se është e gatshme të ngrejë dhe një grup të përbashkët pune për shqyrtimin e këtij rasti.

Top Channel