Vajza 14-vjeçare e Kim Jong-un në krah të të atit, shtohen spekulimet se do të trashëgojë pushtetin “Conde Nast Traveler” shkruante në vitin 2016 se, në mjaft vende të Europës, si Austria, Belgjika, Danimarka, Italia, Luksemburgu, Zvicra e disa të tjera, mund të pish pa frikë ujë nga rubineti. Por në shtete si Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Serbia apo Mali i Zi, revista e njohur e udhëtimeve këshillonte të blihej ujë me shishe.
Gjendja e ujit të pijshëm është kthyer së fundi në shqetësim për Brukselin, duke shtyrë Komisionin Europian të propozojë një rishikim të legjislacionit që përmirëson cilësinë e ujit dhe qasjen ndaj tij.
“Uji i pijshëm i sigurtë është thelbësor për shëndetin publik dhe mirëqenien e njerëzve”, është argumenti i parashtruar prej tij në përpjekjet për të argumentuar përse u adoptua propozimi legjislativ që synon të garantojë këtë të drejtë.
Komisioni i përgjigjet kështu nismës së parë të suksesshme të qytetarëve europianë “Right2Water”, e cila mblodhi më shumë se 1.6 milionë firma në mbështetje të përmirësimit të qasjes së të gjithë europianëve ndaj një uji të pijshëm të sigurtë.
Rregullat e reja do t’iu kërkojnë shteteve anëtare të përmirësojnë qasjen e të gjithë shtetasve, veçanërisht grupeve të cënueshme dhe të margjinalizuara, të cilat kanë aktualisht një qasje më të vështirë ndaj ujit të pijshëm.
Në praktikë, kjo nënkupton krijimin e infrastrukturës për të pasur ujë të tillë në hapësirë publike, nisjen e fushatave informuese mbi cilësinë e tij dhe inkurajimin e administratave e godinave publike të sigurojnë qasje ndaj ujit të pijshëm.
Ulja e konsumit të ujit në shishe llogaritet t’i ndihmojë familjet në Europë të kursejnë më shumë se 600 milionë euro në vit, e mund të kontribuojë njëkohësisht edhe në reduktimin e mbetjeve plastike.
Top Channel