Komedia “Shirli Valentina” vjen për publikun për katër mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e autorit Willy Russell në skenë me regji nga Driada Dervishi dhe protagoniste në rol aktoren e njohur Olta Daku, vjen në shqip pas 30 premierave botërore.

Regjisorja tregon se përmes humorit në komedinë që do të jetë katër net në skenën e Teatrit Kombëtar tregohet udhëtimi i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme.

Në vepër Shirli është një 42 vjeçare, por se çfarë mendon të bëjë ajo kjo tregohet në komedinë e autorit të njohur anglez Willy Russell. Shirli është një 42 vjeçare e cila ka rritur dy fëmijë, tashmë ata janë rritur dhe secili ka drejtimin e vet.

Ajo gjendet në një pikëpyetje të madhe pasi ka mbaruar detyrimet e saj si nënë dhe bashkëshorte dhe tashmë i duhet të përballet përditë me muret e kuzhinës. Udhëtimi që do të ndërmarrë Shirli do të kthehet në një udhëtim në kërkim të vetvetes.

Teatri Kombëtar e sjell në skenë veprën në mbrëmjet e datave 8-9-10-11 Shkurt ora 19:00.

Top Channel