E diel, 11 Shkurt 2018
08:06
Dëborë në veri e juglindje, probleme nëpër rrugë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e vendit mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

01:20
Nga pezullimi, drejt triumfit. Ermal Meta fiton Sanremon

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, janë fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s në Itali.

E shtunë, 10 Shkurt 2018
23:35
Florian Marku “masakron” boshnjakun, merr tjetër fitore

Kickboxer-i i famshëm shqiptar, Florian Marku, në një atmosferë të jashtëzakonshme në Linz të Austrisë, ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic.

23:00
Real shfryn ndaj Realit; Ronaldo gjen rrjetën tre herë

Kritikat që pasuan pas atij barazimi 2-2 ndaj Levantes në shtëpi, Reali i Madridit dhe Cristiano Ronaldo iu përgjigjën në fushë këtë të shtunë.

22:52
Napoli shkërmoq Lacion dhe rimerr kreun

Lacio dhe Thomas Strakosha rezistuan vetëm 45 minuta përballë Napolit dhe Elseid Hysajt, në fushën e këtij të fundit.

22:41
Pranga dy efektivëve të Policisë së Kosovës; dyshohet se manipuluan provat për vrasjen e Ivanoviç

Dy efektivë të Policisë së Kosovës me detyrë në Mitrovicën e Veriut u arrestuan këtë të shtunë.

21:32
Borë e mjegull në Rrugën e Kombit

Pas jug-lindjes së vendit, reshjet e borës kanë përfshirë me intensitet edhe zonën veri-lindore. Në aksin Fushë-Dukagjin-Tuneli i Kalimashit të Rrugës së Kombit, trashësia e borës ka rritur në 5 centimetra.

19:42
Llalla ikën nga drejtësia; informon edhe Vettingun

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i kërkoi Presidentit që ta heqë nga listat për emërimet si gjyqtar.

19:36
Zbardhet Pakti me Greqinë, Shqipëria “rifiton” detin që humbi në 2009

Top Channel mësoi prej burimeve diplomatike në Athinë, se marrëveshja e re e detit parashikon ndarjen e hapësirës detare me parimin e vijës së mesit.

19:19
Partizani vs Laçi, një barazim i thatë

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit e vlefshme për javën e 19 të kategorisë Superiore. Në “Selman Stërmasi” sfida mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazimin 0-0 në një ndeshje ku Partizani e Laçi nuk i shfrytëzuan rastet e tyre.

19:05
Albin Kurti: Pavarësia s’është e plotë

Kanë kaluar 11 vjet nga protesta e 10 shkurtit të vitit 2007, në të cilën mbetën të vrarë dy aktivstë të Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i sapo zgjedhur i kësaj force politike kujtoi ngjarjen si një shembull të reagimit popullor.

17:56
Pas vizitës së Arta Markut, Fatmir Xhafaj paralajmëron ndryshime në Policinë e Vlorës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Polcisë së Shtetit u ndalën në Vlorë në një takim me strukturat vendore të uniformave blu.

17:22
PD: 20 mijë familje u përjashtuan nga ndihma ekonomike

Partia Demokratike thotë se mbi 20 mijë familje të varfra janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike padrejtësisht vetëm në muajin janar.

17:00
Poker Spalit, Milani ndjen “aromë” Europe

Milani kaloi pa probleme Spalin, duke triumfuar në transfertë me rezultatin 4-0.

16:51
“Specialja ka tensionuar Kosovën me SHBA”

“Kosovës do t’i duhet të paktën edhe një dekadë për t’u konsoliduar si shtet”. Njohësi i çështjeve ballkanike, Daniel Serwer ka folur në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë.

16:37
Kim Jong-un fton “armikun” jugor për vizitë në shtëpinë e tij

Nga pragu i konfliktit, në një shkrirje akujsh që ekspertëve u duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë; dy Koretë po hedhin hapa të rëndësishëm drejt afrimit me njëra-tjetrën.

16:02
82-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një 82-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Selenicë të Vlorës.

16:01
Kukësi rrëzohet në shtëpi, Vllaznia rigjen fitoren

Kukësi humbet të gjitha mundësitë të qëndrojë në garën për titullin teksa është mundur sërish në shtëpi, këtë herë nga Kamza.

15:58
Pagat e pedagogëve, LSI: Nuk ka justifikim për vonesën e akteve ligjore

Edhe LSI ka reaguar përmes deputetëve të saj në komisionin parlamentar të arsimit, Nora Malaj dhe Shezai Rrokaj.

15:50
Noka: Spitali i Kukësit në gjendje të mjeruar, Rama bën film me regji

Spitali i Kukësit është në gjendje të mjeruar, ndërsa Edi Rama na jep një film me regji thotë deputeti demokrat i Kukësit, Flamur Noka në një status në faqen e tij në Facebook.

15:37
Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Më shumë biznese të reja se një vit më parë

Deklaratës së Lulzim Bashës përmes Facebook, ku thotë se vetëm në janar u mbyllën 1747 biznese, ministri i Financës dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj iu përgjigj po përmes Facebook.

15:28
Tottenham dominon dhe fiton derbin me Arsenal

Tottenham dominoi derbin e Londrës ndaj Arsenal në Wembley dhe kapërceu përkohësisht ne vendin e tretë në Premier League.

15:27
Protestë për marrëveshjen, mediat greke: Dakordësi për ndarjen e detit

Marrëveshja për detin që Shqipëria mund të ketë arritur me Greqinë, nxorri në rrugë dhjetëra qytetarë që protestuan disa ditë më parë përpara kryeministrisë kundër saj.

15:22
Marrëveshja për varrezat, konsulli grek në Gjirokastër: Gjest miqësie

Akti i zhvarrosjes së eshtrave të ushtarëve grekë në luginën e Vjosës është konsideruar nga konsulli grek në Gjirokastër si nje obligim historik dhe gjest miqesie mes dy popujve.

15:16
Gripi mbush pediatrinë e Elbasanit, çdo ditë paraqiten 400 fëmijë

200-400 raste paraqiten çdo ditë për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin pediatrik të Elbasanit, ndërsa shtrimet në spital janë tej kapaciteteve.

15:12
Qendra (jo)shëndetësore në Kuç, mjekimet në mes të gërmadhave

Qendra shëndetësore e fshatit Kuç në Vlorë është një gërmadhë. Aty nuk mungojnë pajisjet dhe ilaçet por edhe pllakat në toke, dritaret e dyert.

15:07
Zhvendosja e teatrit, aktorët: Ministrja nuk na pyeti

Neritan Licaj, aktor në trupën e Teatrit Kombëtar, thotë se artistët nuk janë pyetur më parë nga Ministria e Kulturës lidhur me zhvendosjen e tyre nga Teatri Kombëtar në skenën Turbina.

15:05
Gratë refuzojnë mandatin e Halimit, biznesmeni Astrit Veliaj: Nuk i kam kontaktuar

Një ditë pasi kishte konfirmuar se do ta pranonte mandatin e deputetit në Qarkun e Beratit, pas dorëheqjes së Eduard Halimit, demokratja Monika Qosja duket se ka ndryshuar mendje.

15:03
Icardi nuk është gati, mungon ndaj Bolonjës

Interi nuk do të ketë në fushë për të dytën ndeshje radhazi kapitenin Icardi, që është nuk është grumbulluar për ndeshjen e së dielës ndaj Bolonjës.

15:03
Vonesat e reformës, vonojnë edhe gjykimet. Mungojnë gjyqtarët në Tiranë

Në gjykatën e Tiranës ka vonesa në shqyrtimin e çështjeve. Arsyeja është mungesa e numrit të gjyqtarëve.

14:12
Cikalleshi, dy gola nga stoli

Sokol Cikalleshi ka shënuar dy gola në ndeshjen e radhës së kampionatit turk.

13:45
SHBA, gripi më i rëndë që prej vitit 2009

Gripi e ka mbërthyer keq Amerikën këtë sezon, duke i shtyrë ekspertët e shëndetësisë që të flasin për një epidemi po aq të rëndë sa ajo e gripit të derrit 9 vjet më parë.

13:40
“Radioja spiune” që mund ta dëgjojë kushdo

Për dekada, njerëzit në të gjithë globin kanë pasur mundësinë të dëgjojnë një transmetim misterioz spinuazhi nga e gjithë bota thjesht me një radio.

13:29
Pagat e pedagogëve, Vokshi: Nikolla nuk e ka nxjerrë qëllimisht aktin nënligjor

Partia Demokratike, përmes kryetares së komisionit parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, e akuzon ministren se nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore që do të lejonin pagesën e 15 mijë pedagogëve.

13:22
Pagat e pedagogëve, Nikolla kërkon ndjesë. PD e akuzon

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka kërkuar ndjesë publike për vonesat e pagave të pedagogëve, që për ministren ndodhi për shkak të integrimit të ligjit të arsimit të lartë në ligjin e buxhetit.

13:13
FSHF “fal” Këlcyrën. Apeli zbut vendimin e Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit ndryshon vendimin e Komisionit të Disiplinës për skuadrën e Këlcyrës, pas dhunës së shfaqur në ndeshjen me Përmetin, ku u goditën zyrtarët e sfidës, gjë që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes.

12:48
“Shkollat e Shëndetshme”, panair kulinarie në Gjoricë

Një panair me gatimet dhe ushqimet tradicionale të zonës është zhvilluar nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ahmet Cami” në fshatin Gjoricë të Bulqizës.

12:47
Thaçi takon ekipin olimpik kosovar: Fitore e madhe për shtetin tonë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në Lojrat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut ku ka vizituar edhe ekipin e Kosovës në fshatin olimpik.

12:33
Demarkacioni “sipas Limajt”, pro dhe kundër në Prishtinë

Zv.kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, në një takim të zhvilluar në Malin e Zi është shprehur se ka një ide për zgjidhjen e problemit të demarkacionit, çështje që po zvarritet në vite, edhe pse është një prej kushteve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

12:23
“Fund monopolit të gazit rus në Hungari”

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është i bindur se marrëveshja për importin e gazit natyror nga Rumania do t’i japë fund “monopolit të gazit rus në Hungari”.

12:22
Pas varrezave të Sharrës, Veliaj: Do ndërhyhet në ato të fshatrave

Ka përfunduar rehabilitimi i plotë i varrezave të Sharrës dhe rrugëve hyrëse dhe dalëse të saj.

12:17
“100 fshatrat”, Qelza e Pukës një destinacion i ri turistik

E përfshire në projektin “100 fshatrat” fshati Qelez në bashkinë e Pukës, po përjeton rikthimin e shpresës. Qelza nepermjet ketij projekti pritet të kthehet në një prej destinacioneve me të kerkuara nga turistët.

12:14
Ambasadori zviceran shpallet “Qytetar nderi” i Beratit

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Beratit”.

12:12
Ndërtimet në Theth, kod gjerman për të unifikuar banesat

Thethi është pjesë e Alpeve Shqiptare, Parkut më të Madh Kombëtar në vend, një zonë ku trysnia e turizmit nuk e ka frenuar dot ndëertimin, duke bërë që në shume raste të humbasë tradita.

12:10
Kalaja e Gjirokastrës në rrezik, thellohet çarja në Kullën Jugore

Kulla Jugore e kalasë së Gjirokastrës është duke thelluar çarjen e evidentuar të paktën 12 vite më parë. Janë të paktën 3 çarje në strukturën e kullës por ajo e pozicionit ballor, ëshë duke u zgjeruar me shpejtësi.

12:08
Hetimi për ndërhyrjen ruse. Trump bllokon reagimin e demokratëve

Donald Trump ka bllokuar dokumentin demokrat që kundërshton memon republikane me pretendimin se Presidenti aty paragjykohet në lidhje me hetimin e FBI-së në çështjen ruse.

12:02
Spitali i Gramshit nuk ka mjekë specialistë

Në spitalin e Gramshit mungon mjeku reanimator, mjeku okulist, imazherist, endrokrinolog, dermatolog, gastrohepatolog, nefrolog e urolog, pra me pak fjalë, në spitalin e Gramshit nuk ka mjekë.

11:47
Kush është motra e Kim Jong Un?

Motra e vogël e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un bëri histori të premten në një vizitë të paprecendtë në Korenë e Jugut gjatë ceremonisë së hapjes së lojërave Dimrëore Olimpike 2018.

11:36
Kreu i UEFA-s, Ceferin uron Dukën: Së shpejti inaugurojmë “Arena Kombëtare”

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i ka dërguar një mesazh urimi kreut të sapozgjedhur të FSHF-së, Armand Duka.

11:31
Majko-Falatko, diskutohet marrëveshja për sigurimet shoqërore

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka përmbyllur vizitën e tij në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u takua me Zv. Drejtoren e Zyrës për Çështjet e Evropës Qëndrore e Jugore, Susan K. Falatko.

11:13
E shtuna me reshje, dëborë deri në nivelin 600 m mbi nivelin e detit

Reshjet e borës do të vijnë deri në 600 metra mbi nivelin e detit, teksa e diela do të ketë më pak reshje shiu e dëbore.

10:58
Mjekët specialistë në rrethe, Rama: Deri në janar të 2019

Mjekëve specialistë që i janë përgjigjur programit të sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale nuk do t’u duhet më të shkojnë në rrethe që nga janari i 201-tës, kur dhe do të përfundojnë 300 specializantët e parë.

10:39
Zemrat e Tiranës për 14 shkurtin (FOTO)

Edhe Tirana është veshur me zemrat e dashurisë për këtë 14 shkurt. Bashkia është kujdesur që kësaj dite ti japë ngjyrën e veçantë të saj.

10:36
Qafë-Thanë, arrestohet 78-vjeçari maqedonas në kërkim nga Kroacia

Policia kufitare e Qafë Thanës ka vënë në pranga një 78-vjeçar maqedonas, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kroacia për falsifikim dokumentesh.

10:21
Basha: Vetëm në janar u mbyllën 1747 biznese

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook deklaroi se “1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më”.

09:14
Avioni izraelit rrëzohet në Siri

Një avion luftarak izraelit F-16 është rrëzuar nga antiajrorët sirianë, pas një sulmi ndaj objektivave iranianë në Siri.

09:02
Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i Manchester United

Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i dy prej klubeve më të mëdha britanike: Celtic dhe Manchester United.

08:09
Takimi historik mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut

Presidenti i Koresë së Jugut, Monn Jae-in ka pritur në një takim motrën me ndikim të udhëheqësit së Koresë së Veriut, Kim Yo-jong, në Pallatin Presidencial, në Seul.

E premte, 09 Shkurt 2018
21:35
Erika dhe Eriku, binjakët që kënduan në The Voice Kids

Erika është e lindur në Greqi dhe thotë se është gjysmë shqiptare dhe gjysmë afrikane.

20:48
Me prona, pa letra; një jetë pa hipotekën në mes të Tiranës

Banorët e pallatit 16 tek ish-Fusha e Aviacionit, të cilët i kanë blerë apartamentet e tyre në vitin 2006 kanë 12 vite që presin të kenë certifikatat e pronësisë në dorën e tyre.

20:05
Vrasja e Oliver Ivanoviç, mediet: Kosova i ka dorëzuar informacione Serbisë

Autoritetet kosovare i kanë dorëzuar Serbisë informacionet lidhur me vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

19:55
Superiorja, Skënderbeu mbetet superfuqi. Mposht 1-0 Flamurtarin

Ndeshja kryesore e Kategorisë Superiore dhe ajo që hapi javën e 19 mes Skënderbeut dhe Flamurtarit u mbyll me suksesin 1-0 të korçarëve.

19:50
Kushtetuesja pa vetting. PS-PD, vullnet për plotësuar vendet vakante

Në një intervistë për Top Channel, kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkonte një zgjidhje për ngërçin ku ndodhet gjykata, të cilës i mungojnë sot 4 anëtarë nga 9 që ka gjithsej.

19:47
Korçë, bie nga tribuna i afërmi i mbrojtësit të Skënderbeut

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para fundit të superndeshjes së Superiores mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, që është luajtur në Korçë.

19:43
Bankers mund Shqipërinë; fiton betejën në Arbitrazh, fatura 57 mln dollarë

Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare. Këtë herë është Gjykata e Arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare t’i kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum.

19:41
Pas Osumit, HEC-et kërcënojnë edhe Nivicën

Pas Kanioneve të Osumit këmbanat e alarmit bien për edhe për Kanionet e Nivicës në Tepelenë, një tjetër monument natyror i mbrojtur me ligj që prej vitit 2002.

19:18
Itali, mafia godet sërish gazetarët. Këtë herë një femër

Gazetarja e TG1, Maria Grazia Mazzola është goditur gjatë një interviste që po i bënte bashkëshortes së një bosi, në qarkun Libertà të Barit, në rajonin e Puglias.

18:59
Lulzim Basha falenderon Eduard Halimin

Komenti i Lulzim Bashës për dorëzimin e mandatit të deputetit nga Eduard Halimi ishte i shkurtër dhe falenderues.

18:47
Duterte fton Hagën “ta pushkatojë” në vend të burgosjes

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte duket se ka “mirëpritur” hetimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) me seli në Hagë, mbi dyshimet për krime kundër njerëzimit, por ka thënë se do të preferonte më mirë të shihte përballë një skuadër pushkatimi, sesa të burgosej.

18:32
Monika Qosja zëvendëson Halimin; e 7 në listën e Beratit pritet të marrë mandatin

Monika Qosja do të jetë deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë. Ndonëse e renditur e shtata në Qarkun e Beratit për Partinë Demokratike në zgjedhjet e qershorit, ajo pritet të marrë mandatin e ligjvënëses brenda 30 ditëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

18:24
“Brexit”, Barnier: Marrëveshja e tranzicionit me Britaninë, në dyshim

Kryenegociatori i Bashkimit Europian, Michel Barnier ka paralajmëruar se marrëveshja për periudhën e tranzicionit pas “Brexit”-it është vënë në dyshim nga kërkesat e Britanisë së Madhe.

18:22
Hahn në Podgoricë me lajme të mira: Jeni pararojë në rajon për integrimin

Me të shkelur në Podgoricë, Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn e bëri të qartë se kishte mbërritur me lajme të mira.

18:09
Schulz refuzon postin e kryediplomatit: Interesat partiake, mbi ambiciet e mia

Martin Schulz, udhëheqësi i socialdemokratëve të Gjermanisë (SPD), ka njoftuar se nuk do të mbajë asnjë post ministerial në qeverinë e ardhshme të koalicionit, pavarësisht se partisë së tij iu ofruan postet kyçe nga Unioni Kristian-Demokratik i Angela Merkelit.

18:03
Përdorën superkompjuterin nuklear për Bitcoin, Rusia arreston shkencëtarët

Rusia njoftoi se ka arrestuar disa shkencëtarë të të një laboratori nuklear në Sarov, të cilët kanë tentuar të përdorin fuqinë e madhe të kompjuterave shkencorë për të përfituar në monedhat dixhitale Bitcoin.

17:43
Samsung e fut në sherr me Teheranin; Seuli kërkon ndjesë

Telefonat e posaçëm “Galaxy Note 8 Olympic Edition” të Samsung, të prodhuar enkas për sportistët e lojërave olimpike dimërore, që nisën në Korenë e Jugut, për pak shkaktuan një incident diplomatik mes Penianit dhe Teheranit.

17:43
Skënderbeu-Flamurtari, publikohen formacionet zyrtare

Superndeshja e javës së 19 të Kategorisë Superiore, ajo që do të luhet mes Skënderbeut dhe Flamurtarit në qytetin e Korçës, pritet të fillojë në orën 18.

17:12
Zv.Presidenti amerikan në krah të motrës së Kim Jong-un

Mike Pence refuzoi të ulej në të njëjtën tavolinë me delegacionin koreano-veriore në darkën e mirëpritjes së organizuar nga Koreja e Jugut me rastin e lojërave olimpike dimërore.

16:58
Gjiknuri fton investimet amerikane: Shqipëria, potencial në fushën e hidrokarbureve

Në përfundim të vizitës në Shtetet e Bashkuara, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u prit në një takim nga Zv.Sekretari i Departamentit të Energjisë, Dan Brouillette.

16:50
Kush e zëvendëson Eduard Halimin?

Eduard Halimi fitoi të vetmin mandat të Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit dhe dorëzimi i papritur i mandatit prej tij, pritet të plotësohet nga lista e kandidatëve demokratë të Beratit.

16:22
Eduard Halimi dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar dorëzimin e mandatin të deputetit.

16:05
Basha: Mbështesim integrimin, por raporti i BE flet për kapjen e shtetit

Kreu i Partisë demokratike përmes një statusi në FB ka theksuar dëshirën dhe mbështetjen që PD ofron për integrimin e Shqipërisë në BE, por vë në dukje se raporti i fundit i BE flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes.

15:54
Katalonja, kreu i Parlamentit: Puigdemont, i vetmi kandidat për president

Kreu i Parlamentit katalanas këmbëngul se presidenti i rrëzuar i rajonit të pasur spanjoll, Carles Puigdemont mbetet i vetmi kandidat i mundshëm për të formuar qeverinë e re në Katalonjë, teksa ribënte thirrje për një zgjidhje të negociuar politike ndaj krizës së mëvetësimit.

15:25
Përplaset nga makina, në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit

Një 21-vjeçar që udhëtonte me motor në aksin Elbasan-Peqin është aksidentuar nga një makinë, pranë fshatit Papër.

15:13
Puset e naftës në shitje, do jepen me koncesion tre vendburime

Tre vend burime nafte të Albpetrol janë nxjerrë për dhënie me koncesion nga qeveria.

15:10
“Turbina” mbyllet për artistin; Teatri i ri ku punëtorët vijojnë punën, ende nuk është gati

Kamera e Top Channel shoqëroi sot aktorin Arben Derhemi në atë që Ministria e Kulturës propozon të jetë shtëpia e re e aktorëve, teatrin “Turbina”. Por dera u mbyll.

15:08
Marku në Vlorë: Mos u ngutni në përfundimin e operacioneve në luftën kundër drogës

Kryeprokurorja Arta Marku ne analizen e prokurorise Vlore, përfshi Apelin kërkoi koordinim të bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit.

15:04
Rama: Hidrocentralet do të anulohen

Pas skandalit të denoncuar në Top Channel, qeveria është angazhuar të premten të anulojë ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, ndonëse për këtë ende nuk ka bërë publik ndonjë vendim.

14:47
Kumbaro: Dialog me artistët; Ishin dakord të lëvizin nga TK

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro thotë se do të takojë artistët javën tjetër. Artistët janë të shqetësuar për ndryshimet ne projektligjin e ri për artin dhe kulturës dhe zhvendosjen e aktorëve të Teatrit Kombëtar tek skena e teatrit Turbina.

14:45
Përmbytjet nga Osumi, Ministria e Bujqësisë nuk ka ende statistikë për dëmet

Në fshatrat e zonës se Velabishtit në Berat, lumi Osum përmbyt çdo vit qindra hektar. Mungesa e argjinaturës ka bërë që tokat bujqësore përgjat lumit në fshatrat Veterik, Velabisht dhe Starovë të njësise administrative Velabisht të dëmtohen rregullisht.

14:37
Fruthi vret foshnjën; Bebja 8 muajshe u prek nga bronkopneumonia

Një foshnjë 8 muajshe e mbërritur nga Lezha në shërbimin e pediatrisë në QSUT ka humbur jetën.

14:36
Zv.presidenti i SHBA, Pence shmang drekën me delegacionin koreano-verior

Disa muaj më parë qëndroi në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve, për t’i dërguar Penianit nga shumë pranë kufirit të tij kërcënimin se, Shtetet e Bashkuara e kanë në tryezë çdo opsion, përfshirë atë të ndërhyrjes ushtarake.

14:10
U akuzuan si “kamikazë”, arbitrave shqiptarë iu soset durimi

Barazimi në fundin e ndeshjes ndaj Kukësit i la vend shpërthimit të trajnerit të Flamurtarit kundër arbitrave, të cilët i akuzoi si kamikazë dhe të qëllimshëm.

14:00
Të ndara me ekipe, bashkë me zemër

Dy ekipet olimpike të Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë bashkë në Korenë e Jugut, ku sot është mbajtur ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore.

13:37
Alarmi në Vietnam, vajzat rrëmbëhen për t’u martuar në Kinë

Në veri të Vietnamit, vajzat po zhduken. Këto vajza, disa 13 vjeçe, janë viktima të trafikimit të nuseve, pasi janë rrëmbyer dhe dërguar në Kinë për t’u shitur për martesë.

13:30
KLGJ dhe KLP, Bylykbashi: Nuk kishte kuorum, votimi është nul

Demokrati Oerd Bylykbashi e quan nul procesin e votimit në seancën e të enjtes të anëtarëve për KLGJ dhe KLP. Në një konferencë për mediat, ai tha se nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista.

13:28
Sërish “luftë”, McGregor – Mayweather!

Ndeshja e boksit mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather ndoshta nuk ishte nga ato me cilësinë më të lartë të luftës në ring në vitin 2017, por sigurisht ishte ajo me nivelin më të lartë të shikueshmërisë, dhe që xhiroi më shumë miliona se do përballje tjetër.

13:16
Facebook po teston “downvote”

Facebook po teston një buton të ri të quajtur “downvote”, i cili do t’u mundësojë përdoruesve që të fshehin komentet dhe të vendosin reagime për të.

13:16
Veliaj në Forumin Botëror të Urbanistikës, Tirana një nga 3 nga qytetet që ka pësuar ndryshime

Tirana është përzgjedhur nga Forumi Botëror i Urbanistikës, si një nga 3 qytetet që ka pësuar më shumë ndryshime vitin e fundit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Kuala Lumpur të Malajzisë, si i ftuar në Forumin Botëror të Urbanistikës.

13:09
Majko: Pritja e Haradinaj në SHBA, tregues i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës

Pritja që i bënë kryeministrit Ramush Haradinaj në SHBA tregon shumë për të ardhmen e Kosovës është shprehur ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.

12:43
Evazioni fiskal, Marku: Hetim jo vetëm subjektit, por dhe zyrtarëve të tatimeve

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore është shprehur kryeprokurorja Arta Marku në analizën e Prokurorisë së Fierit.