Një panair me gatimet dhe ushqimet tradicionale të zonës është zhvilluar nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ahmet Cami” në fshatin Gjoricë të Bulqizës.

Në këtë panair, krahas produkteve agro-ushqimore dhe gastronomisë së pasur, u evidentuan edhe vlerat folklorike dhe kulturore të zonës.

Panairi është zhvilluar në kuadër të aktivitetit “Shkolla të shëndetshme” pjesë e projektit ‘Shëndet për të gjithë’, i cili po zbatohet në qarkun e Dibrës nga organizata “Together for Life”.

Koordinatorja Elena Beta tha në fjalën e saj se ky është viti i dytë që zbatohet projekti “Shëndet për të gjithë”, me tezën ‘Shkolla të Shëndetshme’.

Top Channel