FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Tre vend burime nafte të Albpetrol janë nxjerrë për dhënie me koncesion nga qeveria.
Blloqet Cakran – Mollaj në Fier dhe Gorisht – Koçul dhe Amonicë në qarkun e Vlorës, janë nxjerrë për shitje nga ministria e Energjisë dhe më 31 mars përfundon dhënia e ofertave nga privatët.
Burime nga ministria thonë se nëse procedura do të mbyllet me sukses, atëherë do të nisë dhe faza e parë e planit të ristrukturimit të Albpetrol. Qeveria ka lajmëruar se gradualisht kompania shtetërore e nxjerrjes së naftës do të kthehet në një njësi të vogël më pak veta për menaxhimin e kontratave hidrokarbure, ndërkohë organika me 2300 punëtorë do të shkurtohet ndjeshëm.
Dy vend burimet e para Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Koçul konisderohen me rezerva të kënaqshme naftë. Edhe më parë këto blloqe ka qenë dhënë me koncesion por qeveria i ka rimarrë puset për shkak të shkeljes së marrëveshjeve.
Autoritetet janë optimistë se gara do të japë rezultat pozitiv dhe brenda 6-mujorit të parë mund të nisin negociatat me kompanitë fituese.
Paralelisht do të zbatohet dhe plani i ristrukturimit të personelit. Një pjesë e atyre që do të shkurtohen do të trajtohen me pagesa afatgjata, kurse një pjesë do të kalojnë tek kompanitë që do të marrin koncesionin.
Top Channel