Qafë-Thanë, arrestohet 78-vjeçari maqedonas në kërkim nga Kroacia

10/02/2018 10:36
Foto Arkiv

Policia kufitare e Qafë Thanës ka vënë në pranga një 78-vjeçar maqedonas, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kroacia për falsifikim dokumentesh.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është bërë arrestimi provizor i Feta Kadrija, nga Gostivari, i cili ishte duke hyrë në territorin shqiptar.

“Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Lokale Opatija/Kroaci me vendim nr III-K-346/06-45, datë 15.10.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentash” parashikuar nga neni 311/1/2 i Kodit Penal Kroat”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Top Channel