Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi
Një punonjës policie është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e Freskut në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:25, ku dyshohet se shtetasi Indrit Sinani, 30 vjeç, është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel