Kukësi rrëzohet në shtëpi, Vllaznia rigjen fitoren

10/02/2018 16:01

Kukësi humbet të gjitha mundësitë të qëndrojë në garën për titullin teksa është mundur sërish në shtëpi, këtë herë nga Kamza.

Kampionët në fuqi vazhdojnë të dështojnë në shtëpi, teksa kanë marrë humbjen e 4 në ‘Zeqir Ymeri’, këtë herë përballë Kamzës. Edhe pse vendasit bënë përgjithësisht nëj lojë të mirë, rezultati final i buzëqeshi miqve nga Kamza, që falë një goli nga Ermir Rezi, sigruan fitoren e 8 sezonale, e cila i largon nga zona e rënies nga kategoria.

Për Kukësin nuk ka paqe në ‘Zeqir Ymeri’, teksa numëron 6 ndeshje pa fitore në këtë sezon, nga të cilat 4 humbje dhe 2 barazime.

Vllaznia kthehet te fitoja pas 3 humbjesh radhazi dhe thellom distancën me Lushnjën e vendit të fundit. Xhevahir Sukaj është heroi i shkodranëve në një ndeshje të dominuar përballë formacionit që renditet i fundit në tabelën e klasifikimit.

Në fakt vendasit kanë mundur të rezistojnë vetëm 45 minuta ndaj miqve nga Shkodra, në një ndeshje nën ritmin mesatar. Pas pjesës së parë pa gola, shkodranët e gjetën golin me Sukajn në minutën e 64-t.  11 minuta më vonë një prekje e topi me dorë solli 11-metësh për Vllazninë, që po Sukaj e ktheu ne gol. Përpjekjet e lushnjarëve kanë qenë modeste për të ndryshuar rezultatin.

Top Channel