FSHF “fal” Këlcyrën. Apeli zbut vendimin e Komisionit të Disiplinës

10/02/2018 13:13

Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit ndryshon vendimin e Komisionit të Disiplinës për skuadrën e Këlcyrës, pas dhunës së shfaqur në ndeshjen me Përmetin, ku u goditën zyrtarët e sfidës, gjë që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Në një njoftim për shtyp, Apeli bëri të ditur zbutjen e dënimit për skuadrën e Këlcyrës, duke e lënë me zhvillimin e 14 ndeshjeve pa tifozë në fushën e saj, ndërkohë që la në fuqi vendimin për dhënien e fitores në tavolinë 3-0 për Përmetin.

Në vendimin e marrë në 15 dhjetor të vitit 2017, Komisioni i Disiplinës e dënoi Këlcyrën me përjashtim nga pjesa e mbetur e kampionatit, humbjen 3-0 në tavolinë ndaj Përmetit dhe me përjashtim të përjetshëm të 3 futbollistëve.

Komisioni i Apelit bën të ditur gjithashtu se ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Top Channel