E hënë, 12 Shkurt 2018
15:03
Gripi në pikun e vet, shënohet viktima e parë

Një 44-vjeçar nga Korça me sindromin “down” dhe i prekur nga disa sëmundje kronike ka humbur jetën dy javë më parë nga gripi në reanimacionin e Spitalit të Korçës, por ngjarja u konfirmua vetëm të hënën.

14:50
“Fundjavë ndryshe” mbjell 200 pemë, Veliaj: Liqeni i Farkës, destinacion argëtues

Vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe” kanë mbjellë 200 pemë të reja në parkun e Liqenit të Farkës.

14:45
Basha-Ramës: Teatri nuk janë tullat, por artistët

Kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin Rama të tërhiqet nga projekti i “ndërtimit të një kulle” në TKOB.

14:31
Mjedisi ka në dorë HEC-et mbi Osum, Gjiknuri: Pas raportit vendosim

Ministria e Energjisë mund të vendosë për anulimin e lejeve për HEC-et në lumin Osum vetëm kur të ketë në dorë mendimin negativ të Agjencisë së Mjedisit.

14:09
Mandati i Astrit Veliajt, Basha: nuk ka ngjashmëri me Arben Ndokën

Kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët tha se rasti i Astrit Veliajt në Berat, nuk ka ngjashmëri me atë të Arben Ndokës, pasi sipas tij nuk ka pretendime për kriminalitet. Ai tha se është çështje e KQZ mandati i lënë i lirë nga Eduart Halimi.

13:54
Vasili: Rama ia hedh me një falje, po prokuroria çfarë bën?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i kërkon prokurorisë të hetojë “fajet” e kësaj qeverie.

13:46
Basha: Komisioni do të hetojë ndërhyrjen e maxhorancës në skandalin “Tahiri”

Kreu i PD-së Lulzim Basha bëri të ditur se kërkesa për komisionin parlamentar “Tahiri” do të dorëzohet këtë të hënë në Kuvend.

13:42
Vakancat në Kushtetuese, pas Metës dhe Kuvendi hap procedurën

Kuvendi ka hapur procedurën për plotësimin e një vendi vakant, nga katër që i mungojnë aktualisht Gjykatës Kushtetuese.

13:23
Desir në Tiranë, diskutohen kushtet e punës dhe siguria e gazetarëve

Kushtet e punës dhe siguria e gazetarëve është diskutuar sot mes përfaqësuesit të OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir dhe ministrit Ditmir Bushati. Desir ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare dyditore.

13:21
Me Hysajn që shkëlqen, objektivi i Napolit është më i realizueshëm

Pak nga pak ka surprizuar edhe më skeptikët e mundshëm. Elseid Hysaj është kthyer në njeriun kyç të krahut të djathtë të formacionit të Napolit.

13:19
Ndodh në Norvegji, një tunel edhe për…anijet

Deti Stadhavet në Norvegji nuk bën pjesë tek ata me ujëra të qetë dhe aq më tepër, terreni shkëmbor kanë shkaktuar dhjetra incidente përgjatë historisë.

13:02
Juventusi, gati të thyejë rekordin e Neymar: 250 mln euro për Kane

Neymar mund të mos jetë edhe për shumë kohë blerja më e shtrenjtë në futbollin botëror, pas kalimit nga Barça për te Paris SG verën e kaluar për 222 milionë euro.

12:58
Shqipëria po tkurret; në 2017 u ul numri i popullsisë

Popullsia e Shqipërisë u tkurr me 0.2 për qind, ose 14 mijë e 900 banorë në vitin 2017. Instat ka publikuar shifrat, sipas të cilave më 1 janar të 2018, Shqipëria numëron 2 milionë e 870 mijë 324 banorë.

12:51
Ministria e Arsimit: Pedagogët marrin sot pagat

Brenda kësaj të hëne pagat e pedagogëve dhe personelit akademik do të jenë në llogaritë e tyre.

12:34
Artistët në protestë; 4 mijë firmëtarë kundër ligjit

Artistët kanë protestuar në ambientet e Teatrit Kombëtar. Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu thotë se ministria nuk e kupton se çfarë është artisti.

12:14
Humbja e Kukësit nuk është pritur mirë nga të gjithë

Humbja e ndeshjes së fundit me Kamzën në kampionat nuk është kapërdirë lehtë nga drejtuesit e skuadrës së Kukësit, të cilët disa orë pas takimit kanë reaguar ashpër me një deklaratë publike në faqen e tyre në Facebook.

12:01
PD do të kërkojë komisionin hetimor “Tahiri”

Demokratët pritet të miratojnë në mbledhjen e grupit kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë, dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.

11:59
Nga “Fenomeni”, tek “Perandori”, talentet e prodhuara nga favelat

Ndoshta nuk janë shumica, por më siguri që janë ndër më të njohurit. Bëhet fjalë për futbollistët që kanë dalë nga lagjet e rrezikshme braziliane.

11:57
Dëgjimi, prindërit neglizhojnë testet për fëmijët

Tek ne nuk ka statistika të sakta lidhur me numrin e personave që vuajnë nga dëgjimi. Por shifrat botërore tregojnë se 1-2 fëmijë për 1000 lindje rezultojnë të jenë me probleme të dëgjimit.

11:35
28 orë punë në javë, në Gjermani arrihet marrëveshje

Inxhinierët dhe punëtorët e thjeshtë të industrisë së rëndë në Gjermani nuk do të punojnë më më shumë se 28 orë në javë.

11:23
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kritika zv.kancelarit austriak

Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache u përpoq t’i jepte një sqarim spekulimeve mbi deklaratën e tij polemizuese të fundjavës, duke theksuar se qeveria austriake e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se ky është tashmë një realitet.

11:21
Bie suvaja në shkollë, dëmtohet mësuesja

Shkollës 9-vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë të hënën i ra suvaja e njërës prej klasave. E lënduar lehtë mbeti mësuesja e matematikës Elbarina Toshkallari, që u dërgua në Spitalin e Traumës, kurse fëmijët u frikësuan.

10:56
Ndryshon ligji për ish të burgosurit, Ahmetaj: Një vit burg do quhet dy vite punë

Ligji për ish të burgosurit politikë do të ndryshojë. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin me një grup të përndjekurish politikë që kanë punuar në minierë.

10:51
Frontex vjen në Shqipëri; nënshkruhet pakti për kufirin

Shqipëria ka rënë dakort që kufijtë detarë dhe tokësorë të saj të kontrollohen nga misioni Frontex i Bashkimit Europian.

10:51
Hungari, fondet e BE-së përfundojnë për miqtë e kryeministrit

Një prej organizmave kontrollues të BE-së bëri thirrje për shqyrtim më të rreptë të shpenzimeve të unionit në Hungari, ndërsa rritet shqetësimi i deputetëve europianë dhe aktivistëve për transparencë, duke dyshuar se një klasë oligarkësh që ka lidhje me kryeministrin Viktor Orban mund të përdorë BE-në si një bankomat.

10:43
Korsitë e biçikletave, Veliaj: Do kemi Tiranën moderne

Krijimi i korsive të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët.

10:04
Komisioneri i Emigracionit në Tiranë, takim me Xhafajn

Komisioneri për Emigracionin, Dimitri Avramopulos ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare.

09:56
Kurdët i rrëzojnë helikopterin, Erdogan: Do ta paguajnë!

Recep Taip Erdogan u zotua për hakmarrje ndaj luftëtarëve kurdë në veri-perëndim të Sirisë, pas rrëzimit të një helikopteri turk në afërsi të qytetit Afrin.

09:41
Në Vlorë notojnë edhe makinat; fuoristrada përfundon në det bashkë me gomonen me hashash

Në Vlorë nuk lundrojnë vetëm skafet dhe gomonet. Policia njoftoi këtë të hënë gjetjen e një mjeti fuoristradë në një thellësi 50 metra nga bregu.

09:36
Bombë e Luftës së Dytë Botërore, Londra mbyll aeroportin

Një prej aeroporteve të Londrës u mbyll dhe shkak për shkak të një “kërcënimi” të hershëm.

09:34
Australi, sektori financiar nën hetim për “mashtrim”

Një hetim masiv dhe shumë i rëndësishëm nisi në Australi për shkeljet e dyshuara të bankave dhe shërbimeve financiare.

09:29
Skandali “Weinstein”, padi edhe ndaj kompanisë

Prokurorët e Nju Jorkut kanë paditur kompaninë “Weinstein”, pasi pretendojnë se studioja nuk mbrojti stafin nga Harvey Weinstein.

09:10
Qeveria e re e Merkelit. Pas ikjes së Schulz, kancelarja vendos të vetët

Angela Merkel kërkon që pozicionet ministrore në qeveri të mbushen edhe me pjesëtarë të rinj të partisë së saj.

08:53
Lindja e Mesme, Trump: Palestinezët nuk duan paqe

Presidenti amerikan Donald Trump tha se kolonitë izraelite e komplikojnë procesin e paqes me palestinezët, ndërsa kërkoi kujdes për këtë çështje.

08:50
Nica largohet, klubi e rikthen në krye të Teutës

Ndërsa Stavri Nica ndihet i lodhur nga futbolli dhe situata e pashpresë në të cilën është skuadra e tij, klubi Teuta e konfirmon sërish në krye të skuadrës.

08:35
Vlorë, zjarr automjetit të ndërtuesit

Seria e zjarreve të qëllimshme në automjete ka vijuar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës.

08:24
Greqi, bombë në biznesin e bashkëshortes së Mitsotakisit

Një bombë artizanale është vendosur në biznesin e bashkëshortes së kryetarit të partisë opozitare greke, Nea Dhimokratia, Kyriakos Micotakis.

00:35
Armand Duka: Koha qe Shqipëria të synojë Botërorin

Armand Duka mposhti rivalin e tij Bashkim Fino pak ditë më parë, duke u rizgjedhur në krye të FSHF për mandatin e tij të pestë.

E diel, 11 Shkurt 2018
22:42
Goleadë në “Olimpico”, Roma mposht Beneventon dhe parakalon Lazion

Edhe pse u ndëshkua me një gol të shpejtë, Roma nuk e ka pasur aspak të vështirë të sigurojë 3 pikët ndaj Beneventos së vendit të fundit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në Serie A.

22:39
Levante, me “Ferrarin” në garazh, dorëzohet përballë Valencias

Armando Sadiku nuk ia doli as këtë javë të ishte pjesë e skuadrës së Levantes në transfertën e Valencias, ku skuadra e shqiptarit u mposht 3-1.

22:16
Protesta në Korenë e Jugut, digjet flamuri i Veriut dhe portreti i Kim Jong-un

Nga pragu i konfliktit, në një shkrirje akujsh që ekspertëve u duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë; dy Koretë po hedhin hapa të rëndësishëm drejt afrimit me njëra-tjetrën.

21:56
Kisha njeh mrekullinë e 70 të murgeshës

Peshkopi i Beauvais, në Francën veriore e ka njohur si mrekulli shërimin e murgeshës 69-vjeçare franceze, Suor Bernadette Moriau, e cila vuante nga një formë e rëndë invalidiviteti, ndërsa u shërua pas një pelegrinazhi në shenjtëroren e Lourdes.

21:14
Makina bie nga ura në Korçë

Një 40-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë të Korçës.

21:03
E dashura e Neymar, mbretëresha e karnavaleve në Rio

Neymar dhe Bruna Marquezine janë në një lidhje të gjatë së bashku edhe pse pas transferimit të yllit brazilian te PSG pati një krisje në marrëdhënien e tyre, ata janë sërish bashkë.

20:49
Salah vazhdon shkëlqimin, Liverpool pranë United

Liverpool, me Klopp në stol dhe egjiptianin Salah në sulm, ka marrë një fitore të pastër në transfertën e vështirë të Southampton.

20:34
Rashica ulet në stol, por Werder triumfon

Edhe pse Milot Rashica e ndoqi nga stoli duelin për mbijetesë, Werder Bremen fitoi 3-1 përballë Wolfsburg.

19:52
Ski dhe alpinizën në parkun e Shebenik-Jabllanicë

Një grup të rinjsh nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jo vetëm kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në këtë peisazh fantastik që ofron parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

19:52
Ski në fundjavë, reshje dëbore në zonat e larta

Në këtë sezon të vitit njerëzit preferojnë të frekuentojnë destinacionet e “bardha”. Dardha është një prej destinacioneve turistike, ku përveç peizazhit me dëborë dhe gatimeve tradicionale, është edhe një pistë skish.

19:44
Teatri kundër ligjit, sindikata e artistëve shpjegon arsyet

Kërkesave të artistëve për refuzimin e projektit të Ministrisë së Kulturës për ndryshimet në ligjin mbi artin dhe kulturën i bashkohet edhe Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë.

19:38
Dibër, 55 cm dëborë, bllokohen rrugët malore

Gjatë pasdites së kësaj të diele reshjet e dëborës janë bërë të dendura në zonat verilindore.

19:07
Karnavalet eklipsojnë krimin

Festat drithëruese në rrugë do të bashkojnë për pak ditë Brazilin e shënjuar nga krimi e korrupsioni. Është koha kur shteti amerikano latin shndërrohet në një skenë gjigande ngjyrash e perfomancash , me rastin e karnavaleve.

18:55
Fjalimi i Albin Kurtit: Opozitë e fortë, por duhet ndryshim

“Jemi një opozitë aq e fuqishme, sa mund të vëmë në vështirësi çdo qeveri, në nivel qendror apo lokal”.

18:15
Sekuestrohen 11 kg heroinë në Durrës, policia jep detaje

Një sasi lënde narkotike, e dyshuar si heroinë, është gjetur në kabinën e një kamioni që do të udhëtonte mbrëmjen e sotme drejt Italisë.

18:12
90 minuta dhe asnjë gol, reduktohet kryesimi i Barcelonës

Plot 90 minuta dhe asnjë gol në impiantin Camp Nou në ndeshjen që Barcelona e konsideronte të lehtë në letër ndaj Getafes, por u detyrua të kënaqet me vetëm 1 pikë.

18:02
Rrëzimi i avionit rus, Bushati mesazh ngushëllimi

Rrëzimi i një avioni rus në periferi të Moskës mesditën e së dielës ka shkaktuar vdekjen e 71 personave në bord.

18:00
Sulm me armë në Agjencinë e Sigurisë në Afganistan, 16 të vdekur

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë zjarri në Agjencinë e sigurisë kombëtare afgane.

17:47
Goditën me thikë futbollistin shqiptar, arrestohen reperët italianë

Dy italianë, Juri Margini dhe Emilio Finizio, dy reperë italianë janë arrestuar nga policia e vendit fqinj pas denoncimit të një shqiptari se e kishin sulmuar me thikë.

17:39
Detaje nga rrëzimi i avionit, i mori jetën 71 personave – FOTO

Një avion rus u rrëzua këtë të diel vetëm 10 minuta pas ishte ngritur nga një aeroport i Moskës. Avioni u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, në jug lindje të Moskës.

17:28
“Karnevali në tepsi”, rrugët e Shkodrës pushtohen nga festa tradicionale

E kthyer tashmë në traditë, në Shkodër si çdo fillim shkurti janë mbajtur karnavalet.

17:17
Brozoviç kundër tifozëve, fërshëllehet në San Siro

Marrëdhënia Brozoviç me tifozët e Interit është prishur përfundimisht pasditen e së dielës. Mbështetësit zikaltër kanë fërshëllyer mesfushorin kroat në momentin qe ai është zëvendësuar nga trajneri Spalletti, kur ndeshja ishte ende 1-1 me Bolonjën.

17:15
Newcastle thyen Manchester United

“Djajtë” e Manchester United kanë pësuar një tjetër humbje në Premier League.

17:06
Mbetet në burg ish-kryetari i Komunës Ishëm

Gjykata e Durrësit la në burg ish-kryetarin e Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe ish-përgjegjësin e bujqësisë Enver Shima, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

17:00
Karamoh rikthen Interin te fitorja

Që prej 3 dhjetorit të vitit të kaluar, Interi nuk arrinte të fitonte në Serie A, por këtë gjë e ka bërë ditën e sotme në ndeshjen në “San Siro” ndaj Bologna-s.

16:52
Vrasja e Ivanoviç, Vuçiç: Shpresoj se vrasësi do të kapet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se Beogradi ka një pasqyrë mbi vrasjen e udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci dhe Drejtësi” (SDP) Oliver Ivanoviç, por se duhet të pritet konfirmimi i informacionit, raporton “Anadolu Agency”.

16:47
Kosovë, daja adoleshent vret aksidentalisht nipin

Një i mitur ka humbur jetën në mënyrë aksidentale në fshatin Grabanicë të komunës Klinë në Kosovë.

16:28
Siguria rrugore, 11 të arrestuar dhe 898 gjoba në Tiranë

Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku nga alkool testet ka rezultuar se sasia e alkoolit të konsumuar varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.29 mg/l. Si dhe një drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi.

15:52
Pedagogët ende pa paga. Rektori Koni: Faji i Ministrisë dhe administratorëve

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shpjegon për Top Channel se i kujt është faji që pedagogët ende nuk janë paguar. Koni shpjegon se paratë janë dhe se administratorët nuk e bënë punën e tyre. Ndërkohë që sipas rektorit përgjegjësi mban edhe Ministria e Arsimit për mospërgatitjen e akteve nënligjore.

15:41
Fshati i thellë në Dibër, aty ku infermierja kuron në shtëpi

Një ish-bar kafe e shndërruar në konsultore, buzë rrugës së fshatit Rrethas në thellësi të Dibrës, është shndërruar në një qendër shprese për plot banorë të zonës. Nusja e shtëpisë, infermiere, pas punës në shtet, ofron ndihmë për të gjithë banorët e zonës që e kanë të vështirë të udhëtojnë 1 orë larg, deri te qendra më e afërt shëndetësore. Alma Demiraj udhëtoi për në Dibër, për të sjellë detajet e kësaj historie të veçantë humanizmi.

15:25
Madrid, familja mbretërore nderon biznesmenin Kadri Morina

Pas Oksfordit, ku u nderua me çmimin “Sokrates” për arritjet në biznes, Kadri Morinaj, president i kompanive të Sigurimeve “EUROSIG” dhe “INSIG”, është nderuar këtë fundjavë nga familja mbretërore spanjolle për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri.

15:20
Përmbytjet nga Shkumbini, banorët e Rrogozhinës në protestë

Banorët e Rrogozhinës protestuan sot. Ata thonë se ndjehen të kërcënuar nga ujërat e lumit Shkumbin që ju shkatërron të mbjellat dhe kërkojnë riparimin e argjinaturave.

15:18
Gjykata, dosjet “mal”. Tek administrativja, 12.700 çështje të mbartura

Gërdeci nuk është mbyllur ende për Sabri Kodrën dhe familjen e tij, të cilëve drejtësia nuk po u jep një vendim të formës së prerë mbi padinë disa vjeçare për dëmet që ju shkaktuan nga shpërthimi i 15 Marsit 2008.

15:15
Kujdes rrjetet sociale! Dëmtime te fëmijët e “ngujuar” para internetit

Psikologët këshillojnë prindërit të kufizojnë ata të parët, qëndrimin në media sociale para ekranit të telefonit, iPadit apo kompjuterit në kohën e qëndrimit në shtepi, pasi kthehen nga puna.

15:06
Nga Fieri në Sanremo; Kush është këngëtari Ermal Meta

Ermal Meta arriti të marrë çmimin më të madh të muzikës italiane duke fituar në Sanremo. Ai u largua kur ishte 13 vjeç nga Shqipëria, për të nisur në Itali ëndrrën e muzikës. Ermal Meta tregonte në Top Channel aventurën e tij, e cila dje kulmoi me fitoren e trofeut të Sanremos. Titull që nuk është aspak rastësor. Një vit më parë ai kishte fituar një tjetër çmim në Sanremo, ndërsa është autor i disa këngëve të njohura.

14:42
Kredia e butë, Veliaj: Në fund të shkurtit rifillojmë aplikimet

Në fund të muajit shkurt, Bashkia e Tiranës do të rihapë programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi. Këtë e bëri të ditur vetë kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një dreke me një prej familjeve përfituese të një viti më parë.

14:35
Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri e Kosovë

Një termet me magnitutë 4.0 ka goditur sot Malin e Zi në kufi me Shqipërinë në zonën e banuar nga shqiptarët në Plavë, rreth orës 14.05 minuta.

14:31
Maradonna: Icardi është një turp për Argjentinën

Diego Armando Maradonna vazhdon të ketë instinktin e sulmuesit, jo më në fushë, por nëpërmjet deklaratave. Në qendër të vëmendjes është trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Sampaoli dhe sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

14:24
F1, Red Bull: Jemi në garë për titullin

Christian Horner, drejtori i skuadrës Red Bull, e sheh ekipin e tij si një pretend për titull në botërorin e ardhshëm të Formula 1.

14:13
Zhvendosja e Teatrit, Kumbaro i përgjigjet Robert Ndrenikës

Zhvendosja e shfaqjeve të trupës së Teatrit Kombëtar, tek Teatri “Turbina” ka sjellë një debat mes Ministrisë së Kulturës dhe shumë artistëve të cilët e kundërshtojnë këtë vendim.

14:05
Teuta pa trajner, Nica jep dorëheqjen dhe largohet nga futbolli

Humbja e fundit në kampionat me Luftëtarin ishte shumë e rëndë për Teutën që tani zbret më vendin e parafundit në klasifikim.

13:47
Rusi, rrëzohet avioni me 71 persona në bord

Një avion rus me 71 persona në bord u rrëzua pak pas nisjes nga aeroporti i Moskes. Avioni po udhëtonte drejt qytetit të Orsk në Urale kur u zhduk nga radarët.

13:39
Gattuso bind, drejtuesit e Milanit gati kontratën e re

Kuqezinjtë e Milanit duket se janë të kënaqur me progresin e bërë nga skuadra nën drejtimin e Gattusos, aq sa duan t’i propozojnë marrëveshjen e re.

13:25
Për “detin” s’ka leje, Presidenti duhej informuar për bisedimet me Greqinë

Kur Shqipëria dhe Greqia janë shumë pranë hartimit të një marrëveshje të re për kufirin detar, burime në presidencën e Shqipërisë thotë se presidenti Meta nuk ka dhënë lejen, procedurë e detyrueshme me vendim të Kushtetueses. Përndryshe marrëveshja nuk vlen, por nga Ministria e Jashtme thuhet se bisedimet po bëhen mbi parime dhe jo mbi harta.

13:04
Ndikimi i Kinës, paralajmërohet ofensiva mediatike në Europë

Prania gjithnjë e më e madhe e Kinës në mediet europiane ka bërë që analistët të paralajmërojnë për rrezikun e ndikimit të këtij shtetit në mendimin publik të kontinentit të vjetër.

12:46
Kapen me 96.5 kg kanabis, arrestohen 5 shqiptarë në Greqi

Një sasi prej 96.5 kg kanabis sativa u sekuestrua prej Departamentit të Antidrogës së Epirit gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

12:28
Vrasja e Ivanoviç, 48 orë paraburgim dy policëve serbë në Mitrovicë

Dy pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës u arrestuan të shtunën lidhur me hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

12:19
HEC në Osum, PD akuzon Ramën për lejet e dhëna

Partia Demokratike ka denoncuar përmes kreut të Departamentit të Mjedisit në parti, Jamarbër Malltezi, atë që e konsideron si teatrin e luajtur prej kryeministrit Rama dhe ministrit Blendi Klosi, sa i përket ndërtimit të HEC-eve në kanionet e Osumit.

12:05
Fundi i “Lanës” së Fierit, shkatërrohen 200 ndërtime

Shtrati i lumit Gjanica në Fier pëson ndryshime. Banorët e quajnë “Lana” e tyre, sepse ashtu si Lana në Tiranë, rreth shtratit të tij ishin ndërtuar dhjetëra banesa.

11:50
Basha përgëzon fituesin e Sanremos: Model frymëzimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të përgëzuar fituesin e Sanremos, Ermal Meta, për çmimin, që siç thekson kreu i opozitës e ka fituar me talentin dhe punën e tij.

11:28
Tirana, me një shkollë të re muzike

Tirana do të ketë së shpejti një shkollë të re muzike. Themelet e saj, që do të mbajë emrin “Servete Maçi”, janë hedhur në një nga lagjet më të vjetra të kryeqytetit, në njësinë nr. 8.

11:11
PD kërkon interpelancë me Gjiknurin për inceneratorët

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, një kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, si pikë e parë e rendit të ditës së seancës plenare të 14 shkurtit.

10:59
Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese, peng i shitjes së detit?

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama se po mban peng Gjykatën Kushtetuese, duke bllokuar zëvendësimin e vendeve bosh të gjyqtarëve për të bërë fakt të kryer shitjen e detit.

10:47
Aksioni ndaj ujit, procedim penal ndaj dy shtetasve në Tiranë

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të dy shtetasve të akuzuar për “shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit”.

10:37
Lojërat Dimërore, medaljet e ditës së parë

Pas Sharlotte Kale, të tjerë sportistë fituan medalje në Lojërat Olimike Dimërore.

09:55
Ballkani Perëndimor, “gropë” në një rrugë të asfaltuar

Në qershor të vitit 2003 në Selanik, Bashkimi Europian bëri një premtim që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen një ditë anëtare të bllokut. Kjo gjë shtoi besimin e një Europe të bashkuar, që në fillimvitet e shekullit të XXI-të ishte aq i madh, por 10 vite më vonë u duk se gjithçka u shua.

08:55
Britani, kryeministrja May përgatitet për “rrugën drejt Brexit”

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të mbajë një fjalim tejet të rëndësishëm në 3 javët që vijnë, ku do të përshkruajë marrëdhëniet e ardhshme që Britania dëshiron të ketë me Bashkimin Europian.

08:38
SHBA, 3 viktima nga rrëzimi i helikopterit mbi Kanionin e Madh

Një helikopter turistik është përplasur në Kanionin e Madh të shtetit amerikan të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave e duke plagosur të paktën 4 të tjerë.

08:32
Tension në Siri, Izraeli paralajmëron Iranin pas sulmeve masive

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij do të vetëmbrohet “përballë çdo sulmi”, teksa ka zhvilluar së fundi atë që mund të konsiderohen si sulmet më të mëdha ajrore kundër objektivave të caktuar në Siri në dekada të tëra.

08:06
Dëborë në veri e juglindje, probleme nëpër rrugë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e vendit mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

01:20
Nga pezullimi, drejt triumfit. Ermal Meta fiton Sanremon

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, janë fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s në Itali.

E shtunë, 10 Shkurt 2018
23:35
Florian Marku “masakron” boshnjakun, merr tjetër fitore

Kickboxer-i i famshëm shqiptar, Florian Marku, në një atmosferë të jashtëzakonshme në Linz të Austrisë, ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic.