Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të përgëzuar fituesin e Sanremos, Ermal Meta, për çmimin, që siç thekson kreu i opozitës e ka fituar me talentin dhe punën e tij.

“Në këto ditë të vështira, kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjioz të San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji, që dinë të ecin përpara. Shqiptarë të ndershëm, krijues, të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë”, shkruan mes të tjerash Basha.

Duke theksuar se Meta është modeli që na bën krenarë dhe na frymëzon si shqiptarë, Lulzim Basha shprehet se “e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre”.

Top Channel