Shtrati i lumit Gjanica në Fier pëson ndryshime. Banorët e quajnë “Lana” e tyre, sepse ashtu si Lana në Tiranë, rreth shtratit të tij ishin ndërtuar dhjetëra banesa.

Përmbytjet nga ky lumë janë të shpeshta.

Banesat nisën të shkatërrohen një e nga një për t’i hapur rrugën projektit të rehabilitimit të shtratit të lumit, një projekt i Bashkisë së Fierit i mbështetur nga qeveria.

Ish-hotel “Shkëlzeni” u shkatërrua dy ditë më parë me eksploziv.

E gjithë zona përgjate brigjeve të Gjanicës është kthyer në kantier, ku mjetet e rënda po punojnë për të larguar inertet.

Plot 200 janë ndërtimet që janë shkatërruar dhe në proces shkatërrimi, ndërsa projekti ka një vlerë prej 50 milionë eurosh dhe parashikon ndërtim shëtitoresh, parqesh, etj..

FOTO GALERI
1/4

Top Channel