Edhe pse Milot Rashica e ndoqi nga stoli duelin për mbijetesë, Werder Bremen fitoi 3-1 përballë Wolfsburg.

Pas avantazhit të shpejtë me Augustinsson, vendasit dyfishuan shifrat përpara pushimit ndërmjet pjesëve me Kainz. Wolfsburgu arriti të shkurtonte shifrat me Paul Verhaegh, që gaboi nga 11-metrat, por arriti të shtynte në rrjetë topin e kthyer nga portieri.

Megjithatë, në momentin kur dukej se sfida u rihap, Kainz realizoi edhe golin e tretë për Werder Bremen, i dyti personal për mesfushorin austriak në këtë sfidë, duke bërë që skuadra e tij ta ngushtojë në vetëm 1 pikë diferencën me “ujqërit”, në garën për të evituar rënien nga elita e futbollit gjerman.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të së dielës në Bundesligën gjermane, Stuttgart fitoi minimalisht me Borussia Moenchengladbach.

Top Channel