Kreu i UEFA-s, Ceferin uron Dukën: Së shpejti inaugurojmë “Arena Kombëtare”

10/02/2018 11:36

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i ka dërguar një mesazh urimi kreut të sapozgjedhur të FSHF-së, Armand Duka.

“Nuk ka asnjë dyshim që futbolli kalon në venat e tua dhe unë do t’ju uroj të gjitha të mirat në këtë 4 vjecar të ri në krye të futbollit shqiptar. Së shpejti ne do të inaugurojmë edhe impiantin e ri “Arena Kombëtare”, punimet e të cilit duket që po ecin mjaft mirë. Në pritje për tu takuar së shpejti në Bratislavë kur familja europiane e futbollit do të mblidhet për Kongresin e 42-të të saj!”, i shkruan Ceferin Dukës.

Armand Duka fitoi zgjedhjet e 7 shkurtit për kreun e FSHF-së, ku përballë kishte Bashkim Finon, duke nisur dhe mandatin e tij të pestë në krye të këtij institucioni.

Top Channel