“100 fshatrat”, Qelza e Pukës një destinacion i ri turistik

10/02/2018 12:17

E përfshire në projektin “100 fshatrat” fshati Qelez në bashkinë e Pukës, po përjeton rikthimin e shpresës. Qelza nepermjet ketij projekti pritet të kthehet në një prej destinacioneve me të kerkuara nga turistët.

Banorët e zonës e mirpresin këtë nisëm, ndërsa të larguarit kanë filluar të mendojnë kthimin ne shtëpite e braktisura te cilat duan t’i kthejne ne bujtina.

Ndërtimi i rrugës Qelëz-Brigjet e Liqenit të Komanit do e ktheje këtë zonë të virgjër ne nje ndër më të vizituarat në veriun e vendit.

Banoret thone se Qelza ka shume atraksione turistike si kullat karakteristike, apo shpellat plot legjenda, si mjaft i vecante eshte edhe lundrimi në liqenin e Komanit, pa lëne pas gatimet tradicionale që aq pelqehen shume nga turistet e huaj.

Top Channel