Rruga e Dibrës do të jetë gati sërish shumë shpejt, teksa rindërtimi i saj është në fazën finale, atë të shtresës së asfaltimit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në Tvvitter disa nga fotot e punimeve që po kryhen në segmentin nga “Farmacia 10” deri në Kinostudio.

“Po ecim me ritme të shpejta për të asfaltuar Rr. Dibrës (Shkolla e Bashkuar). Pas ndërhyrjeve në blloqet e pallateve, trotuaret e korsitë e biçikletave, rrjetet ujë-energji-internet-kanalizime, po hyjmë në fazën finale! Faleminderit për durimin e mbështetjen”, shkruan Veliaj.

Në segmentin e Rrugës së “Dibrës” që nis nga “Farmacia 10” deri te rruga “Aleksandër Moisiu”, në afërsi të Kinostudios, deri tani janë bërë punime nëntokësore për kanalizimet e ujërave të zeza dhe të shiut, sistemi i asfaltit, trotuare të reja, ndriçim led. Kjo rrugë do të plotësojë edhe një standard tjetër pasi për herë të parë do të ndërtohet një korsi e dedikuar me tapet të kuq për biçikletat.

Top Channel