Pr/rezoluta e PD: Të ndryshojë vota për Jeruzalemin! Është antikombëtare

08/02/2018 18:41

Partia Demokratike thotë se projektrezoluta e dorëzuar prej saj në Kuvend për çështjen e Jeruzalemit dhe votës së Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në dhjetor, lindi si domosdoshmëri e mungesës së konsultimit të Ministrisë së Jashtme me pushtetin ligjvënës.

“Në këtë frymë mungese bashkëpunimi dhe konsultimi ishte edhe qëndrimi i mbajtur nga Shqipëria në Stamboll më 13 dhjetor në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik lidhur me statusin e Jeruzalemit”, thuhet në projektrezolutën e demokratëve.

Opozita deklaron se kjo ka shkaktuar “sulme të padrejta e të padobishme ndaj Shteteve të Bashkuara” e për këtë propozon që të anulohet vota në OKB nga ana e Parlamentit.

“Kuvendi duhet menjëherë të distancohet dhe të kërkojë nga Qeveria që të ndërmarrë hapat e nevojshme për rregullimin e kësaj situate”, thuhet në projektrezolutë.

Partia Demokratike thotë se të tilla qëndrime ndaj SHBA bien ndesh me interesin kombëtar dhe të qytetarëve shqiptarë.

Top Channel