E diel, 07 Korrik 2019
11:38
Fotolajm/Shqiptarët e ‘sfidojnë’ të nxehtin në det

Qytetarët kanë zgjedhur bregdetin për t’i “shpëtuar” të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë këto ditë korriku.

11:33
Fitore dhe nervozizëm ndaj Kilit,  Argjentina doli e treta

Argjentina u largua nga Copa America me medaljen e bronztë pas fitores së arritur me Kilin 2-1 në finalen e vogël të kompeticionit, një sfidë që u transmetua në paketën Supersport të Digitalb.

10:54
Presidenti kërkon shpjegim ‘shkencor’ për shtimin e votave, qytetari i kthen përgjigje

Presidenti Ilir Meta ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook. Kreu i shtetit kërkon në mënyrë ironikë që ‘t’i gjendet një shpjegim shkencor shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit’.

10:46
Dhunuan faturinon e autobusit dhe kundërshtuar policët, arrestohen 2 pasagjerët

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy pasagjerë kanë dhunuar faturinon si pasojë e një konflikti të çastit.

10:26
Basha, thirrje për protestën: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët që nesër t’i bashkohen protestës kombëtare në Tiranë.

10:18
Festivali me dema në Spanjë nis keq, plagosen 3 persona

Një person u godit nga demi dhe dy të tjerë  pësuan traumë në kokë gjatë ditës së parë të festivalit më të njohur të qytetit verior të Spanjës, Pamplona këtë  të diel.

09:56
Kjo është gruaja më e fortë e Europës

Jelena Marinkoviç  pretendon se është gruaja më e fortë e Europës. Kur nisi të shkonte në palestër 5 vjet më parë  ajo nuk e imagjinonte se do të bëhej një kampione në peshëngritje.  Vetëm e kishte tepruar pak me peshën dhe ndoqi këshillën e bashkëshortit.

09:44
Lagjja me ‘drita të kuqe’, kryetarja e bashkisë ‘ul qepenat’

Duhet të vinte një kryebashkiake, e para në historinë e Amsterdamit, që të vendoste me të vërtetë dorë në lagjen me ‘drita të kuqe’. Propozimi për mbylljen e lagjes, ose për ndryshimin e saj, është i hershëm, por askush nuk kishte guxuar.

09:40
Divorci 38 miliardësh, marrëveshje mes Bezos dhe ish-gruas

Është arritur një marrëveshje mes Jeff Bezos dhe ish-bashkëshortes; një divorc që do t’i kushtojë themeluesit të Amazon plot 38 miliardë dollarë. Sipas vendimit të gjykatësit të shtetit të Uashingtonit, Bezos duhet t’i transferojë MacKenzie-t aksionet në sipërmarrjen e tij, që vlerësohet se kapin shumën 38.3 miliardë dollarë.

09:31
Njerëzit egoistë demaskohen në rrjetet sociale

Ka shumë vepra të mira të bëra nga njerëzit, që kur i dëgjojmë na rrisin besimin për një botë më të mirë dhe na bëjnë që t’i marrim shembull.

09:20
Mjeti del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Bulqizë. Sipas të dhënave, ngjarja u regjistrua në aksin Bulqizë-Shupenzë, ku mjetit tip golf me targa AA 390 IM  ka dalë nga rruga.

08:55
Zjarre në Greqi, zjarrfikësit në luftë me flakët

Zjarrfikësit po përballen me zjarre në ishullin Grek Evia, ndërsa era e fortë dhe temperaturat përvëluese vazhdojnë të ushqejnë flakët.

08:49
Ja se si janë bërë disa nga skenat e filmave të famshëm

Në filma ne jemi mësuar të shohim skenat befasuese të bëra falë përdorimit të kompjuterëve. Efekte mahnitëse dixhitale që sjellin çudi në skenë. Por Hollyëood përdor efekte fizike për të arritur efektet e kërkuara dhe kjo në fakt bëhej më shumë në të kaluarën.

08:16
Eliot Engel, në Shkup: Maqedonia e Veriut po ecën në shtegun e duhur

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, kryetar i Komisionit për punë të jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, po qëndron për një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

E shtunë, 06 Korrik 2019
22:52
Ekonomia në Turqi/ Erdogan shkarkon guvernatorin

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka shkarkuar guvernatorin e bankës qendrore të vendit pa dhënë një arsye zyrtare. Murat Cetinkaya e mbante postin që prej prillit 2016, tani në vend të tij është vendosur zëvendësi.

22:45
Studimi: Burrat e divorcuar, shumë herë më të rrezikuar nga sëmundjet

Studimet kanë treguar se divorcet janë shumë të rënda psikologjikisht jo vetëm për nënat dhe fëmijët, por edhe më shumë për baballarët, ndaj këta të fundit duhet të mendohen dy herë përpara se t’i japin fund një martese.

22:34
Shtatë shoqe ndërtojnë shtëpinë ku duan të kalojnë pleqërinë bashkë

Një grup shoqesh në Kinë kanë ndërtuar një shtëpi periferike ku kanë në plan të kalojnë pleqërinë bashkë.

22:30
Fotot e papërsëritshme! Çfarë fsheh bota e egër

Wildlife Photography Awards është një garë e madhe për fotografët me fat dhe shumë kafshë miqësore me kameran.

22:13
Tërhiqet përfundimisht nga futbolli, De Rossi merr vendimin

Daniele de Rossi nuk do të luajë në asnjë skuadër tjetër.

22:02
Edhe makinat luksoze bëjnë kamionçina pune

BMW ishte betuar të mos e ndiqte shembullin e rivalit të tyre, Mercedes Benz, dhe të prodhonte kamionë pune luksozë.

21:52
Kryemadhi: Rama dhe Veliaj kanë marrë peng vendin

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke folur për simpantizantët e Lëvizjes Socialiste të njësisë numër 5 në Tiranë tha se Rama dhe Veliaj kanë marrë peng vendin më keq se komunizmi që errësoi Shqipërinë për 45 vjet.

21:40
“Nxehet” edhe Alaska, regjistrohen temperatura ekstreme

Qyteti më i madh i shtetit të Alaskës – që njihet për temperatura të ulëta dhe të reshura të mëdha të borës – po përjeton një nxehtësi rekorde.

21:20
Lyles, koha më e mirë në 200 m/ Shafqet “Bolti” i ri

Atletika botërore duket se ka zbuluar Usain Boltin e ri. Bëhet fjalë për Noah Lyles i cili shkëlqeu në ndalesën e radhës së Diamond League të zhvilluar në Lozanë të Zvicrës.

21:01
Gjurmë Shqiptare: Masakra e mbuluar e serbëve. Pse është fshehur kjo masakër ?

Si u masakruan nga serbët thuajse të gjithë burrat e një fshati në zemër të Shqipërisë së sotme ?

20:41
Merkato në NBA/ Leonard e George te La Clippers

Vazhdojnë lëvizjet e bujshme në merkaton e transferimeve në kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë, NBA. Sipas rrjetit televiziv ESPN, Kawhi Leonard(Koai Lenard), MVP i finaleve të kampionatit është larguar nga skuadra kampione e Toronto Raptors për t’u transferuar në Kaliforni te Los Angeles Clippers.

20:19
Durrës/ Përfshihet nga flakët godina e Bashkisë (video)

Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr mbrëmjen e sotme.

20:18
9 filmat ku aktorët kanë kryer me të vërtetë marrëdhënie seksuale

Shumica e skenave seksuale në filmat që shohim janë të rreme, por ka disa filma në të cilat aktorët realisht kanë kryer marrëdhënie seksuale.

20:00
Lejdi Ago: Nëntori do shpallet muaji i trashëgimisë kulturore Shqiptare në Regina Saskatchewan, Kanada

Lejdi Ago u largua nga Shqipëria me bashkëshorten e tij në Kanada në vitin 2014. Nisi të punojë në një restorant në muajt e parë në Kanada.

19:53
Johnson: Amnisti emigrantëve/ Mund të përfitojnë edhe mijëra shqiptarë pa dokumente në Britani

Deklaratë surprizë për emigrantët ilegal në Angli, nga Boris Jonson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May.

19:40
Pogradeci në UNESCO/ Pjesa e Shqipërisë e Liqenit të Ohrit i shtohet pasurive botërore

Gadishulli i Linit me pasuritë e shumta natyrore dhe kulturore, burimet e Drilonit, korani por edhe shumë elementë të tjerë të liqenit të Ohrit kanë bërë që ai të jetë pjesë e UNESCO-s.

19:25
Mesdheu po ngrohet çdo vit/ Ujërat arrijnë temperatura thuajse tropikale prej 28 gradë celsius

Vit pas viti temperaturat në detin Mesdhe janë rritur ndjeshëm. Por, pas valës së të nxehtit në qershor, veçanërisht ujërat e Mesdheut përreth brigjeve franceze kanë arritur temperatura thuajse tropikale prej 28 gradësh celcius, nivele këto që zakonisht mund të arrihen vetëm në gusht.

19:10
Arrihet marrëveshja me Chelsea/ Morata rri te Atletico

Alvaro Morata do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madrid edhe pas vitit 2020.

19:05
Nadal me orë 650 mijë euroshe në fushë, ndërkohë që shampanja ndalon një ndeshje

Rafael Nadali, në ndeshjen me Xho-Uillfrid Tongan, këtë të shtunë, mban në kyç një orë dore nga Riçard Mille që kushton jo pak, por 650.000 euro.

18:52
Tirana destinacion edhe për artistët me famë botërore, dhurojnë spektakël magjik tek Amfiteatri i Tiranës

Mbrëmja e djeshme në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, ka qenë një mbrëmje e cila duket se do të mbesë gjatë në memorien e qindra artëdashësve të baletit, të cilët kishin mbushur plotësisht jo vetëm vendet për t’u ulur, por edhe shkallët e Amfiteatrit.

18:41
Basha: Izolimi ndërkombëtar që po i bëhet Ramës po ndëshkon Shqipërinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke iu referuar Samitit të Ballkanit Perëndimorë në Poznan, tha se Shqipëria site i vetmi vend që nuk përfitoi nga 180 milionë eurot që BE u dha vendeve të Ballkanit për disa projekte.

18:20
Illuzionarium- Master of Magic/ Festa e Digitalb në sheshin Skënderbej po afron

Illuzionarium- Master of Magic, festa e Digitalb në sheshin Skënderbej po afron

17:59
Futen me forcë në banesë, u vjedhin 800 euro të moshuarve

Në orët e para të ditës së sotme dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës.

17:51
Polemika në Slloveni/ Qyteti i lindjes nderon Melanian

Pas kekut Melania, mjaltit Melania e madje edhe shapkave Melania, vendlindja sllovene e zonjës së parë amerikane tani ka edhe një statujë të bijës së saj më të famshme, pavarësisht se është një vepër që është pritur me reagime të ndryshme.

17:35
Dyndje në ambulanca, temperaturat e larta, helmimet, por edhe infeksionet nga pishinat

Është verë dhe temperaturat e larta bëjnë të vetën. Korridoret e ambulancave janë plot me njerëz që kërkojnë shërbim për shqetësime nga më të ndryshmet. Mjekët infeksionistë japin një radhë këshillash si të minimizohen problemet dhe vera të shijohet sa më shumë.

17:21
Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Itali, dy shqiptarë në pranga

Policia italiane ka arrestuar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

17:05
Kryemadhi:Më 8 korrik protestë për të ndryshuar sistemin e kalbur

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një statusi në “Facebook” iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në protestën e opozitës më datë 8 korrik.

17:00
Gati për “Hell’s Kitchen 2”, aplikoni !

Hell’s Kitchen rikthehet sërish në ekranin e Top Channel tashmë në një sezon të dytë.

16:50
Investimet te Njësia 5/ Veliaj: Rruga ka rritur vlerën e banesave

Kryebashkiaku Erjon Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” në njësinë 5, një aks rrugore që para ndërhyrjes ishte thjesht një monopat për të kaluar.

16:35
Greqia në heshtje zgjedhore/ Të dielën mban zgjedhjet parlamentare, Demokracia e Re në avantazh

Kryeministri grek Alexis Tsipras njëkohësisht kreu i partisë qeveritare SYRIZA mbylli fushatën e tij zgjedhore të premten me një miting madhështor në Sheshin Sintagma, në Athinë duke bërë një thirrje të fundit tek qytetarët për të mos u besuar në zgjedhjet e se dielës konservatorëve të cilët sipas tij e futën vendin në krizën më të madhe ekonomike që ai ka kaluar ndonjëherë.

16:21
Foto/ Batutat e Ramës, Tereza May shpërthen së qeshuri

Kryeministri Edi Rama është takuar në samitin e Poznan në Poloni edhe më kryeministren angleze në ikje Tereza May.

16:07
Turneu i Wimbedon-it në tenis/ Kualifikohen Djokovic dhe Gauff

Novak Djokovic vijon rrugëtimin e tij në mbrojtje të titullit në turneun e Wimbledon.

15:51
Rruga e prishur dhe mungesa e shërbimeve, ulin numrin e turistëve tek Syri i Kaltër

Me rreth 1500 vizitorë në ditë Syri i Kaltër monumenti natyror më i rëndësishëm në aksin nacional Gjirokastër – Sarandë ka një rënie të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë.

15:43
Të dielën në “Exclusive”- Turizmi i aventurës në Zagori

Nëpër këto male nuk ka vetëm natyrë të egër e të virgjër. Gurë të gdhendur, ujvara e ajër të pastër, por edhe histori dhe trashëgimi.

15:32
Rana e Hedhun si destinacion/ Deti, rëra dhe pylli i dendur i pishave s’janë prekur nga dora e njeriut

Rana e hedhun është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për të kaluar temperaturat e larta.

15:24
Poznan, 180 mln euro Ballkanit/ Maqedonia dhe Bosnja, përfituesit më të mëdhenj të fondeve të BE

Samiti i mbajtur në Poznan të Polonisë konfirmoi edhe një herë mbështetjen financiare të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

15:15
KQZ rrëzon BD/ Miratohen rezultatet e Kamzës dhe Korçës

Bindja Demokratike nuk ka mundur të bindë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në nisjen e shqyrtimin e akimimit, të zgjedhjeve të 30 Qershorit, me pretendimet se ka patur mospërputhje të numrit të votuesve me fletët e gjetura në kuti, si edhe te votave reale, me rezultatet e shënuara nga tabelat përfundimtare përmbledhëse, të marra nga kandidatët e saj.

15:09
Vettingu në Polici/ Kush nuk kalon, përjashtohet përgjithmonë

Pallati i Kongreseve është vendi ku po kalojnë në sitë njerëzit e drejtësisë. Në të njëjtë sallë do të bëhet edhe vettingu në radhët e policisë, i cili do të nis me numrin një, Ardi Veliun, për të vazhduar më pas me Aida Hajna, Gjovalin Loka, Tonin Vocaj dhe Muhamet rrumbullaku.

15:01
Policët, 55 vjeç në pension/ Ata me 25 vite pune përfitojnë 65% të pagës

Policët që kanë 25 vite shërbim në Policinë e Shtetit mund të përfitojnë pension të parakohshëm që në moshën 55 vjeç.

14:13
Arrestohet 22 vjeçari në Tiranë, Policia i gjen 43 doza kokainë në makinë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 2, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Blloku”.

14:09
8 korriku, Monika Kryemadhi: Ky është momenti

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar një video në ‘Facebook’ ku i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës më 8 korrik. Kryemadhi thotë se “jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit.”

13:30
Kërkoi shpalljen të pavlefshme të votimeve të 30 qershorit, kërkesa e BD kthehet nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votat e katër anëtarëve të Partisë Socialiste, ka kthyer ankimimet e Partisë Bindja Demokratike, e cila kërkoi anulimin e votimeve të 30 qershorit për shumicën e bashkive të vendit.

13:10
Veliaj: Me Fondin e Komunitetit do rehabilitojmë 200 pallate në vit

Ajo që për shumë vite i ngjante më shumë një monopati se sa një rruge kryeqyteti, falë investimit të Bashkisë së Tiranës, Rr. “Dhimitër Shuteriqi në Njësinë 5 i ka dhënë një pamje krejt tjetër zonës, ndërsa banesave u është rritur vlera.

13:01
Përballja për vendin e tretë, sonte për kupën e Amerikës përballen Argjentina dhe Kili

Argjentina dhe Messi do t’i japin lamtumirën Copa America me ndeshjen ndaj rivalit më të madh të tyre në vitet e fundit, Kilin, me të cilin do të diskutojë vendin e tretë të kompeticionit. Kili ka mundur të fitojë ndaj skuadrës Albiceleste në dy finalet e edicioneve të 2015 dhe 2016 në të dyja rastet pas serisë së 11 metërshave.

12:58
Kampionati i qethjes së deleve, në garë 320 persona nga 34 vende të botës

Ekspertë të qethjes së deleve janë mbledhur në një qytezë të vogël në francë, për hapjen e kampionatit të përvitshëm botëror, një event katër ditor që mbahet për të parën herë në tokë franceze. Më shumë se 320 garues nga 34 vende, që nga Norvegjia, Japonia dhe ishujt Kuk, po konkurrojnë për çmimet e mëdha të qethjes me gërshërë apo makinë. Dhe 5 mijë dele të mbledhura në një vend, pa dyshim që do të vlerësojnë qethjen, me temperaturat që do të shkojnë deri në 34 gradë celcius në ditët në vijim në Le Dorat, të Francës qendrore.

12:52
Sirena e re e Disney me ngjyrë, në rolin e Arielit është zgjedhur këngëtarja Halle Bailey

Sirena e re e Disney-t do të jetë me ngjyrë. Për rolin e Arielit në versionin e ri jo të animuar që Disney planifikon të sjellë së shpejti, është zgjedhur këngëtarja Halle Bailey.

12:45
Merkato dhe Karabag, Ledra: Ju tregoj Partizanin 2019

Partizani i është rikthyer stërvitjes në Tiranë pas fazës përgatitore prej dy javësh në Slloveni. Pas punës së bërë atej, kampionët në fuqi të Superligës, sjellin një lumë lojtarësh të rinj të cilët do të jenë pjesë e skuadrës edhe për kupat e europës, pavarësisht se kanë mbërritur pas fazës përgatitore dhe me gjendje fizike apo tekniko taktike të ndryshme nga pjesa më e madhe e ekipit. Një listë e re lojtarësh që trajneri merr bashkëautorësi.

12:35
Maria Antonieta, fati i një mbretëreshe; një spektakël i magjishëm tregon e historinë e jetës dhe vdekjes së saj

Një spektakël i magjishëm në qiellin e natës me fishekzjarre të lëshuara nga një skenë dhe me kostume të kuruara më së miri në kopshtet e Versajës në “Mari-Antonieta, fati i një mbretëreshe. Për katër spektakle në muajin e korrikut, kompania teatrale piroteknike franceze, Grupi F, prezanton një spektakël një orësh ngjyrash, dritash dhe muzike, me të cilin tregon historinë e jetës dhe vdekjes së mbretëreshës së fundit të Francës.

12:28
Busti 3 mijë vjeçar i Tutankhamunit, u shit për 6 milionë dollarë në një ankand

Një bust 3 mijë vjeçar i Tutankhamunit që Egjipti pretendon se është vjedhur, është shitur për 6 milionë dollarë në një ankand. Më herët, Egjipti i kishte kërkuar shtëpisë së ankandeve ‘Kristis’ të anulonte shitjen e reliktit që përshkruan mbretin e lashtë Tutankhamun. Ministria e Jashtme e Egjiptit thotë se busti ka shumë gjasa të jetë vjedhur nga një tempull egjiptian gjatë viteve 1970.

12:21
Masakra e mbuluar e serbëve, “Gjurmë” zbulon fakte dhe sjell dëshmi për atë që ndodhi 106 vite më parë

Një masakër pak e treguar. 27 burrat e një fshati u vranë në mënyrën më barbare nga ushtria serbe mëse 106 vite më parë. Gjithçka u mbulua së bashku me ta në një varr masiv jo larg Lushnjes dhe Peqinit.

12:16
Gropa ekologjike në Zharrëz, grumbullohen mbetjet hidrokarbure të Albpetrol, banorët: Jemi të kërcënuar

Një gropë ekologjike ku grumbullohen mbetjet hidrokarbure të kompanisë ‘Albpetrol’ është kthyer në shqetësim serioz për jetën e banorëve të fshatrave Verbas dhe Zharrëz në Fier. Gazrat që çlirohen në atmosferë si pasojë e temperaturave të larta, shpërndahen me shpejtësi duke shkaktuar ndotje të ajrit. Ndonëse ka vetëm tre vjet që është ndërtuar, gropa ekologjike nuk është e izoluar dhe ndodhet jashtë të gjitha kushteve.

11:59
Qëlloi drejt një banese dhe lëvizte me çifte në qytet, arrestohet korçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin E.A., 39 vjeç, për shkak se ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një banese.

11:44
Kaliforni/ Tërmeti 7.1 shkakton panik gjatë transmetimit të lajmeve

Dy gazetarët e CBS ishin duke dhënë lajmet në momentin kur tërmeti me magnitutë 7.1 goditi Kaliforninë. Të zënë nga paniku, gazetarët u detyruan të ndërpresin transmetimin e drejtpërdrejtë dhe të futeshin poshtë tavolinës.

11:32
Video-mesazhi i Lulzim Bashës për protestën e 8 korrikut

Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një video mesazh ku i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 8 korrikut. Opozita do të protestojë sërish në Tiranë, të hënën e javës së ardhshme dhe Basha thekson se nuk do të ketë asnjë hap për kërkesat e tyre.

11:10
Sonte në Hipokrati, urgjenca mjekësore në verë

Ofrimi i një shërbimi të përshtatshëm i urgjencës mjekësore shpëton jetë. Efikasiteti i tij është gjithashtu një tregues i maturisë që arrin një sistem shëndetësor, në të gjithë botën e zhvilluar. Ndërhyrja e shpejtë në kushtet e një urgjence mjekësore bën te mundur uljen e vdekshmërisë, por edhe të shkallës së invaliditetit të pacientit.

10:55
Fotot/ Në Tiranë protestohet kundër hidrocentraleve në lumenjtë e vendit

Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit. Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania’ protestuesit mbanin në duar pankarta ku bëhej thirrje kundër hec-eve, madje në disa prej tyre ndërtimi i këtyre veprave konsiderohej si gjenocid.

10:27
KQZ miraton tabelat, Suli konfirmohet kryebashkiak i Kamzës, Filo rikonfirmohet në Korçë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat me rezultatet e votimit të 30 qershorit në bashkinë e Kamzës dhe në bashkinë e Korçës.

10:03
“Zgjohet” Vllaznia, prezanton dy afrimet e para për Superioren

Më në fund Vllaznia ka nisur punën për të plotësuar skuadrën për sezonin e ri, ku është rikthyer në Kategorinë Superiore dhe do të kërkojë që të mos rrezikojë sërish rënien. Kështu mbrëmjen e djeshme janë prezantuar edhe dy futbollistët e parë që u janë bashkuar shkodranëve, mesfushori Herald Marku dhe mbrojtësi Dajan Shehi.

09:57
Deutsche Welle: Pavarësisht krizës në Shqipëri, BE duhet t’i qëndronte premtimit për negociatat

BE është e zënë me veten. Për një zgjerim të shpejtë nuk mendon askush për momentin në Bruksel. Por vendet e Ballkanit kanë nevojë për oferta konkrete në vend të premtimeve boshe, shkruan Adelheid Feilcke në Deutsche Welle.

09:41
I dënuar për trafik droge, arrestohet 49 vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit G.K., 49 vjeç. Arrestimi i 49 vjeçarit erdhi mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar të policisë.

09:25
Ishte deklaruar i vdekur, 20 vjeçari zgjohet gjatë varrimit

Kanë qenë pak minuta që i kanë shpëtuar jetën 20 vjeçarit Mohammad Furqan në qytetin e Lucknow, në Indi. I riu ishte shpallur i vdekur nga mjekët dhe kur çdo gjë ishte bërë gati për varrimin, ai dha shenja jete.

08:58
Ndryshime në Superligë, tani tre ekipe rrezikojnë rënien

Komiteti Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim të rëndësishëm, sa i përket sezonit të ri të Kategorisë Superiore, që pritet të startojë më datën 24 gusht.

08:32
Mogherini: Gabim i madh nëse nuk hapen në tetor negociatat me Shqipërinë

Gabim të madh e konsideron Federica Mogherini, përfaqësuese e BE-së për Politikën e Jashtme, nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen në tetor negociatat për anëtarësim.

08:07
Video/ Tërmeti me magnitutë 7.1 godet Kaliforninë, zjarr dhe shkatërrim rrugësh në të gjithë shtetin

Një tërmet me magnitutë 7.1 ka goditur Kaliforninë në SHBA në orët e vona të së premtes. Epiqendra ka qenë në jug të Kalifornisë, pranë qytetit Ridgecrest. Sipas mediave amerikane, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet të SHBA-së në 20 vitet e fundit.

06:10
Robben e mbyll epokën e tij, Bale e zëvendëson tek Bayern

Arjen Robben e ka mbyllur me futbollin raportojnë mediat gjermane. Hollandezi ka vendosur ta mbylë këtu epokën e tij të artë futbollistike me plot tituj në kampionatet më të forta në botë.

05:47
Tragjike/ Rrëzohet helikopteri, humb jetën miliardieri dhe 6 persona të tjerë

Një helikopter është rrëzuar duke i marrë jetën shtatë personave, ku njëri ndër viktimat është edhe miliardieri i qymyrgurit nga Virxhina Perëndimore, Chris Cline.

05:07
E pabesueshme/ Arti i rrugës në muzeun e Vjenës

Para rinovimit të tij, 2 mijë metrat katror të muzuet të vjetër të Vienës, janë shndërruar në një arenë për artin e rrugës dhe skejtbordin. Muzeu ka shfrytëzuar rastin që ambjentet e tij të brendshme të ndryshohen rrënjësish nga artistët vjenezë të artit të rrugës. Përvec grafiteve klasike dhe muraleve gjigande, në muse ka edhe ekspozita me fotografi, një zonë workshopi dhe një park për skejtboard.

04:32
Burrat vrapojnë me taka, njihuni me garën e veçantë në Madrid

Burra të veshur me këpucë me taka, kanë vrapuar në rrugët e kryeqytetit spanjoll, në një event të mbajtur gjatë festivalit të krenarisë gey, në Madrid.

04:22
Jepet alarmi/ Elefantët e pyllit në rrezik zhdukjeje

Në pyllin OMO në jugperëndim të Nigerias, rojtarët po mbikqyrin një nga rezervat e fundit natyrore të zonës. Patrulla ka si detyrë mbrojtjen e specieve që rrallë shihen’ elefantit të pyllit, një i afërm i ndrojtur i kushëririt më të madh të tij në rajonet e savanës afrikane.

03:07
Koreja e Veriut ashpërson tonin ndaj SHBA

Pak kohë pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe pushtetmbajtësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në territorin e Koresë së Veriut, Pheniani i kritikon SHBA me fjalë të ashpra.

01:33
Juventus nuk ndalet, kërkon mesfushorn brazilian

Juventus me nwnshkrimin e Sarrit ka nisur fuëishëm blerjen e lojtarëve për projektin e ri. Nga nënshkrimi i trajnerit tek Juventus pritet një lojtar i mirë të cilin Juventus e ka kërkuar edhe më herët.

00:58
Debati mbi censusin në SHBA, Trump po konsideron urdhërin ekzekutiv rreth pyetjes mbi shtetësinë

Presidenti Donald Trump tha të premten se po “konsideron shumë seriozisht” mundësinë e një urdhri ekzekutiv në përpjekje për të detyruar përfshirjen e pyetjes mbi shtetësinë në censusin e vitit 2020.

00:42
Liqeni i Ohrit në listën e UNESCO-s

Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43-të të zhvilluar të premten në Baku të Azerbajxhanit miratoi me shumicë votash kërkesën e Shqipërisë për regjistrimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore që mbrohet nga UNESCO. Vendimi i pranimit është pohuar nga delegacioni shqiptar që po merr pjesë në këtë takim.

E premte, 05 Korrik 2019
23:43
Samiti në Poloni/ BE mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit

Vendet e Ballkanit Perëndimor morën mbështetjen e liderve të vendeve kyçe të BE drejt rrugës europiane, gjatë Samitit të Poznanit në Poloni. Konkluzionet e Samitit u permblodhën në një dokument prej 12 faqesh dhe prekin 5 fusha si ekonomia, lidhshmëria, siguria, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, pajtimi dhe çështjet e pazgjidhura dypalëshe. Theksi u vendos tek reformat e përbashkëta për të forcuar lidhjet mes vendeve, nëpërmjet ekonomisë dixhitale, diversifikimit të tregut të rajonit dhe përfshirja e të rinjëve në skemat e biznesit.

23:20
Njihuni me grupin e dytë të finalistëve në “Top Talent 2”

Ka përfunduar dhe nata e sotme e “Top Talent 2”, ku janë shpallur edhe finalistët.

22:30
Njihuni me zogun që dehet dhe ngacmon njerëzit

E dinit që njerëzit nuk janë të vetmit që dehen? Duket e pabesueshme, por ka edhe zogj që bëhen tap, sigurisht jo në alkool, por në nektar.

22:15
Gjermanët nuk besojnë aq tek Ursula von der Leyen

A do të bëhet Ursula von der Leyen presidentja e re e Komisionit Europian?Për këtë diskuton e gjithë Europa. Por ka shumë gjermanë që nuk e besojnë, se ajo do të bënte një punë të mirë në Bruksel, sipas sondazhit të ARD.

22:07
20 persona të pafajshëm që janë dënuar me vdekje

Ka pasur shumë raste kur janë dënuar me vdekje persona të pafajshëm.

21:53
Nxjerr në shitje kupa me ujin e vaskës, ia blejnë të gjitha për tri ditë

Belle Delfine, një influencuese Instagrami, vendosi t’u shesë 3.9 milionë ndjekësve ujë nga vaska ku po lahej.

21:52
Merkel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, përgjegjësi strategjike e BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të premten se Bashkimi Evropian synon të mbështesë partnerët në Ballkanin Perëndimor në ardhmërinë e tyre evropiane dhe të lehtësojë përparimin e tyre drejt integrimeve, sepse kjo është përgjegjësi strategjike e bllokut.

21:36
Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të merrte rreth 400 ish-të dënuar ose të alkoolizuar nga Polonia, i vinte të punonin në Britani për gjysmë euroje dita, dhe i linin të jetonin në kushte shumë të këqija ndërkohë që vetë fusnin në xhep miliona.

21:28
Fotot/ Rrëfimi tronditës: Ja si i dashuri më rrahu në mënyrë brutale

Një grua ka postuar fotografi tronditëse të lëndimeve që ajo thotë se ajo vuajti në duart e të dashurit të saj abuziv, pasi ai është burgosur për 14 muaj.

21:13
Nga yll i filmave porno në predikuese – FOTO

Një nga aktoret më të njohura në botë e filmave për të rritur ka filluar një jetë të re si predikuese.

21:11
Lëpiu akulloren, rrezikon 20 vite burg

Një grua rrezikon 20 vite burg pasi u filmua duke lëpirë një akullore në supermarket, dhe pastaj e ktheu tasin në frigorifer.

20:57
“Përbindëshi” i SHBA – FOTO

“Shtetet e bashkuara të Amerikës sapo i dërguan një mesazh prej 100 000 tonelatash botës”. Ky ishte komenti i presidentit Donald Trump, 2 vite me pare, për hyrjen në shërbim të anijes luftarake më të madhe që ka parë njerëzimi.

20:56
Ndryshimi neurologjik e bën të kthejë në pikturë këngën tuaj të preferuar

Shumica e artistsëve e bëjnë punën duke pikturuar atë që shohin, por 26-vjeçarja nga Kansasi, Melisa Mekkraken, ka një ndryshim neurologjik që prek 4% të popullsisë, e që ka të bëjë me mënyrën se si i përgjigjet truri disa stimulimeve.