Kishte marrë leje për të shkuar tek dentisti, oficeri i policisë kërcënon me pistoletë adoleshentin

11/02/2020 17:24

Një 17 vjeçar nga Florida, ishte duke dalë nga shkolla tek e cila studionte për të shkuar në një takim dentar, kur një oficer policie i bllokoi rrugën dhe e kërcënoi se do ta qëllonte me armë nëse nuk i bindej urdhrit të tij për t’u rikthyer në shkollë.

Incidenti ndodhi në afërsi të shkollës së mesme, River Ridge në rajonin Pasco të Floridas. Ngjarja ka ndodhur një javë para krishtlindjeve, por nëna e studentit, Nedra Miller, vetëm kohët e fundit e shperndau videon e marrë nga kamera e trupit të oficerit në Facebook e saj. Në video shikohet një debat i tensionuar midis 17 vjeçarit William Miller i cili qëndronte pas timonit të shoferit dhe oficerit të policisë.

Ajo që ka habitur të gjithë personat që kanë parë videon është reagimi i një pjesëtari të sigurimit të shkollës i cili shikon të gjithë debatin dhe heziton të ndërhyjë. Djali kishte dërguar në gjimnaz një shokun e tij që ishte vonuar për t’u paraqitur  orën e parë të mësimit dhe pasi e la atë pranë ambienteve të shkollës është larguar me makinë në drejtim të klinikës dentare, ku në atë  moment ai ndeshet me policin. Edhe pse i riu i ka shpjeguar të gjithë problemin e tij duke shpjeguar se kishte marrë leje në shkollë për të shkuar tek dentisti, oficeri i policisë nuk ka ndërruar mendje nga vendimi i tij i parë, duke e kërcënuar dhe urdhëruar njëkohësisht djalin që ose të kthehej në mësim ose në të kundërt do të detyrohej që të qëllonte në drejtim të tij.

Në lidhje me këtë rast 17 vjeçari fillimisht është pezulluar nga shkolla dhe më pas është dëbuar përfundimisht prej saj. Video e publikuar ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale,  të cilët kanë mbrojtur me forcë djalin dhe i kanë dalë kundër sjelljes së oficerit, që për disa është konsideruar si absurd.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel