Dhunuan deri në vdekje 12 vjeçaren, burrat ekzekutohen në mes të qytetit

12/02/2020 09:04

Dy burra që dhunuan deri në vdekje një vajzë 12 vjeçare në Somali, u ekzekutuan publikisht nga një skuadër pushkatimi, të zgjedhur nga babai i të ndjerës.

12 vjeçarja Aisha Ilyaas Aden, u rrëmbye në një treg, ku më pas u dhunua dhe u mbyt për vdekje pranë shtëpisë së saj në provincën Galkayo të rajonit Puntland. Ngjarje që ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar. Burrat të identifikuar si Abdifatah Abdirahman Warsame dhe Abdishakur Mohamed Dige u qëlluan të dy në sheshin e qytetit Bossasso, në bregdetin verior të Somalisë, pasi u shpallën fajtorë për vdekjen e pamëshirshme që i shkaktuan Aishës.

Babai I të miturës, Ilyaas Aden u shpreh për BBC-në se ai caktoi ekzekutuesit e tyre. Madje ai tha se vazhdoi t’i kontrollonte ato pas të shtënave për t’u siguruar nëse ata kanë vdekur. Çështja shkaktoi zemërim tek qytetarët të cilët u kundërpërgjigjën me protesta në të gjithë vendin. Megjithatë një protestë u ndërmor dhe në rrjete sociale me moton #JusticeForAisha.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel