Testimi i parë i një roboti prototip për nxjerrjen e gjakut provoi të jetë mjaft i suksesshëm.

Në të ardhmen, procedura e nxjerrjes së gjakut mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga sot – procedura në të cilën stafi ynë mjekësor largon gjakun me një gjilpërë të lehtë në një venë.

Si shumë gjëra të tjera që janë zëvendësuar tashmë dhe që do të zëvendësohen në të ardhmen, robotët gjithashtu mund të zëvendësojnë infermierët dhe, falë teknologjisë së përparuar dhe inteligjencës artificiale, të nxjerrin gjak nga njerëzit, transmeton KosovaPress.

Pas provave të para nga shkencëtarët në Spitalet Rutger dhe Mount Sinai, rezultatet janë më se pozitive. Kur kërkon një venë, roboti përdor një ultratinguj për të drejtuar gjilpërën në vendndodhjen e saktë, dhe në testimin është vërtetuar se është po aq i mirë apo edhe më i mirë se ai i personelit mjekësor.

Çfarë mendoni për një robot të tillë – a do ta lejonit që të merrte gjakun tuaj ose t’i linte gjilpërën stafit mjekësor sidoqoftë?

Top Channel