Kryeministri Rama pasditen e kësaj të marte ka qenë i pranishëm në ceremoninë e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet të organizuar në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin shumë personalitet, e ambasadorë.

Gjatë fjalës së tij Rama nuk i ka kursyer edhe batutat me të pranishmit, teksa e ka konsideruar Tiranën si një Amerikë e vogël e shqiptarëve.

Rama ndër të tjera ka thënë se Tirana do të vazhdojë të zhvillohet dhe se në këtë qytet do të ketë edhe raste ku prishen rregullat por sërish do të punohet për mirë.

“Si në asnjë qytet tjetër. Kthen kokën në 360 gradë dhe dukesh sikur je në katër kohë dhe në katër botë të ndryshme. Ajo që sot do t’ja vlente.. është se ça do të ndodhi pas 100 vjetësh. Sot është këtu ku jemi po çdo ndodhi më pas. Asnjëherë strategjitë apo planet të pengojnë Tiranën. Do të jetë një qytet ku të gjithë do të duan rregull por të gjithë do të duan ta prishin pak rregullin.” tha Rama.

Rama tregoi edhe një histori personale me një ambasador që kishte dëgjuar fjalë negative për Shqipërinë dhe kishte krijuar një ide të gabuar në mendje, por kur kishte ardhur në Tiranë i gjithë opinioni i tij për kryeqytetin e Shqipërisë kishte ndryshuar.

“Një ambasador kishte idenë e keqe për Shqipërinë dhe nuk dilte nga hoteli ku ishte. Unë i thash se shërbimin me kallashnikov nuk e bëjmë nga Rinasi. Ai erdhi nesër në magjes tek unë. Më tha të kërkoj falje se je në vështirësi. Kam parë shumë vende po kurrë nuk kam parë veten time kaq budalla prisja të ishte kundër nga ajo që gjeta. Ky është fakt. Tirana prodhon dhe superprodhon. Prodhon energji autoshkatërruese, nuk e kam harruar se kam qenë kryetar i Tiranës. Më shumë se çdo filozofi mund të vlejë për të përcaktuar një epokë. Një ndërtues pa leje tek Lana. Ndiqja pastrimet dhe shoh se te banesa e këtij vinin për të ndërtuar. Thash është dikush që na sfidonte. Kërkova pronarin. Ka qenë një godinë e madhe 6-7 kate. Ai më tha ta mbaroj unë dhe prishe ti. Ka sens për pretagonizëm. Dua t’i referohem Ismail Kadares, që thotë: Tirana gdhinë aq pabesisht sa s’di për çfarë ta marrësh. “

“Tirana edhe ndërtesa pa leje edhe kulla. Edhe pazare edhe edhe edhe… Të gjitha… Nuk është fat i keq të kesh lind në Tironë apo të jesh rrit në Tiron. Është Amerika jonë e vogël. Amerika na ngjante më shumë ne sa se i ngjanim ne Amerikës. Është vendi ku të gjithë njerëzit kanë një ëndërr. Për sa kohë mund ta themi këtë se duke parë ambasadorët, nuk jemi keq. Ka edhe më keq, ka edhe mos më keq. Do jemi shumë më mirë. Tirana aq të shtynë përpara. Lum si ne që jetojmë në Tiron.” tha Rama.

Top Channel