Koronavirusi vrasës më në fund ka një emër; OBSH pagëzon zyrtarisht sëmundjen

11/02/2020 17:08

Koronavirusi i panjohur që ka shkaktuar epideminë vrasëse në Kinë është emëruar zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë COVID-19.

Drejtori i përgjithshëm i trupit botëror Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi sot pasdite vendimin në një koneferencë në Gjenevë, gjashtë javë pasi identifikimit fillestar në qytetin kinez Vuhan, në dhjetor.

Prej atëherë ai ka infektuar më shumë se 43,000 njerëz dhe ka vrarë 1,018.

Deri tani virusi ishte identifikuar me emra të ndryshëm që prej thjesht koronavirus, koronavirusi kinez apo dhe gripi i gjarprit, prandaj ka nevojë për të emër specifik sepse është vetëm një tip specifik koronavirusi.

Referenca e re ka të bëjë me një grup virusesh së shkaktojnë sëmundjen SARS (sindroma e rëndë akute respiratore) dhe MERS (sindroma respiratore e Lindjes së Mesme).

Dr Ghebreyesus tha në konferencë: ‘C-o do të thotë corona, v-i do të thotë virus, d për sëmundje (disease) – kështu që menduam ta identifikojmë COVID.
“Sipas udhëzimeve të pranuara mes OBSH, Organizatës së Shëndetit të Kafshëve dhe organizatës botërore të bujqësisë, kemi gjetur një emër që nuk ka referenca gjeografike, kafshësh, individësh apo grupe individësh, dhe që është i shqiptueshëm e i lidhur me sëmundjen”.
“Emri i ri na jep gjithashtu një format të ri standard që t përdoret për variante të tjera koronavirusi”.
Emrat e krijuar nuk duhet të përmbajnë referenca vendore, komunitetesh, kafshësh e individësh, për të mos krijuar pakënaqësi ose racizëm.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel