Korçë, muzikë indianë në rrugë/ Grupi Tatanka interpreton për banorët e qytetit

11/02/2020 20:12

Arti muzikor ka zbritur në rrugët e Korçës nga grupi Tatanka i ardhur nga Amerika e Jugut. Përveç udhëtimeve nga një vend në tjetrin, këta artistë janë ndalur në Zonën Këmbësore të qytetit.

Me tingujt aq të njohur muzikorë, indianët e Amerikës kanë harmonizuar bukur traditën e tyre me Korçën duke tërhequr vëmendjen.

Muzikantët e talentuar prej dy ditësh interpretojnë në qendër të Korçës, me mjetet muzikore që i kanë bërë vetë ndërsa tregojnë se këtë art e kanë mësuar që në fëmijërinë e tyre.

Vijmë nga Amerika e Jugut dhe është hera e parë që jemi në Korçë, kemi qenë me herët edhe në Tiranë ku interpretojnë zakonisht gjatë fundjavës. Këtu na pëlqeu shumë, njerëzit janë miqësorë dhe qyteti po ashtu. Në verë shkojmë në vende të ndryshme të Evropës. Ne luajmë muzikën tradicionale me veglat tradicionale të amerikanëve vendas. Kemi nisur të mësojmë që fëmijë instrumentet, të cilat i përgatisim vetë pasi kemi mësuar nga baballarët tanë. Unë kam qenë 10-12 vjeç kur babai më tregoi sesi bëheshin ato.

Qëllimi është të interpretojnë  pjesë instrumentale emocionuese, ritmike, të stilit tradicional.

Top Channel