Kakavijë- Një 21-vjeçar është arrestuar pasi është kapur me kanabis.

Sipas policisë i arrestuari është L.L 21-vjeç banues në Sarandë, ndërsa gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur një sasi prej 100 gramë kanabis.

I riu do të përballet tashmë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit  të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike,  në dalje të Republikës së Shqipërisë  kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë   shtetasit L.L., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Si rezultat i kontrollit, këtij shtetasi iu gjetë në xhepa një sasi prej 100 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattvia.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm  për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel