Filipine, presidenti Duterte i jep fund marrëveshjes së trupave ushtarake me SHBA

11/02/2020 17:25

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar sekretarin e shtetit Salvador Medialdea të mbyllë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për lejimin e trupave vizituese në vend.

Zëdhënsi presidencial Salvador Panelo tha se Duterte kërkoi që lajmërimi të dërgohet drejt SHBA.

“Presidenti ka urdhëruar sekretarin ekzekutiv Salvador Medialdea të dërgojë në SHBA njoftimin për mbylljen e marrveshjes për trupat ushtarake vizituese,” tha Panelo duke iu referuar akordit që saktëson cështjet juridike të qëndrimit të trupave amerikane në territorin e Filipineve dhe anasjelltas.

Qeveria raporton se zhvillimi erdhi nga disa faktorë por kryesori besohet se është anullimi i vizës amerikane të senatorit Ronald Dela Rosa.
Dela Rosa besohet se ka shkaktuar pakënaqësi te SHBA me rolin e tij si drejtues i fushatës së “luftës ndaj drogave” në Filipine.

Një tjetër arsye e zemërimit të SHBA është burgosja e senatores filipinase Leila De Lima, e cila përballet me akuza drogash por thotë se janë të motivuara politikisht.

Top Channel