Policia e Durrësit ka njoftuar se një 30 vjeçar pa rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu bëhet me dije se janë ndaluar edhe tre drejtues automjetesh.

Durrës

Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje, arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar.

Arrestohen dhe 3 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. M., 30 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– L. P., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”, ka goditur një mjet tjetër e më pas bordurën.

– E. M., 32 vjeç, banues në Shkallnurë, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.

– L. T., 29 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasen E. K., 6 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel