Tani është zyrtare, Luka Modric rinovon kontratën me Milanin deri në vitin 2027
Dy shqiptarë në formacionin më të mirë të javës së Serinë A, të publikuar nga DAZN, shërbimi gjithëpërfshirës i transmetimeve sportive. Bëhet fjalë për portierin e Lazios, Thomas Strakosha, vendimtar me pritjet e tij në fitoren 0-1 me Parmën, dhe Marash Kumbullën, i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në fitoren 2-1 të Veronës ndaj Juventusit (iu anulua një gol dhe ishte vendimtar në fitimin e 11-metërshit që u shndërrua në gol nga Pazzini.
Në këtë formacion, në krah të Kumbullës në qendër të mbrojtjes është vendosur de Vrij i Interit, në të djathtë Lazzari (Lazio) dhe në të majtë Criscito (Genoa). Treshja e mesfushës përbëhet nga Vecino, Luis Alberto dhe Brozovic, ndësra në sulm Ibrahimovic, Lukaku dhe Boga (Sassuolo).

Top Channel