Vetëm 20 vjeç, i riu shqiptar humb jetën në Itali, qyteti mban zi për të

11/02/2020 22:52

Qyteti i Macchiagodena ditën e sotme ka qenë në zi, për shkak të ndarjes nga jeta të 20-vjeçarit shqiptar, Tomas Hoti. I riu shqiptar sot është përcjellë për në banesën e fundit pasi pas 6 ditësh në koma nuk u zgjua më kurrë.

Tomas Hoti u aksidentuar më 31 janar në afërsi të San Massimos ku makina e tij “Fiat” u përplas nga një furgon. Ai u dërgua me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore sa vinte dhe përkeqësohej. 6 ditët e fundit ai kishte rënë në koma për të ndërruar më pas jetë.

I riu ishte lindur në Molise nga prindër shqiptarë që banonin në Macchiagodena prej 22 vjetësh. Tomas Hoti siç shkruajnë mediat italiane, kishte pasion makinat dhe qentë.

Për sa i përket drejtuesit të furgonit që u përplas me makinën e shqiptarit,pritet që akuza të rëndohet. Mbrëmjen e aksidentit nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit.  Ndërsa tashmë duhet të përballet me akuza më të rënda pas vdekjes së 22-vjeçarit.

Në Macchiagodena, gjatë ditës së sotme është shpallur ditë zie për qytetin nga ana e kryebashkiakut, Felice Ciccone.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel