“E gjeta të fortë”, deputeti Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë, zbulon për çfarë biseduan Kosova mund t’ju kthehet protestave pas heqjes së masës mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Për ta parandaluar këtë vendim të Qeverisë Kurti, partia e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do të shfrytëzojnë çdo mjet demokratik.
Deputeti, Pal Lekaj këtë e bëri të ditur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të grupit parlamentar.
AAK-ja thotë se Kosova nuk ka instrumente politike për të zbatuar reciprocitet ndaj Serbisë.
Ata kanë treguar se do të nisin mbledhjen e mbi 40 nënshkrimeve të deputeteve, të nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.
Përfaqësuesi amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka ripërsëritur gjatë së martës kërkesën për heqjen e taksës, duke thënë se “tarifat duhet të hiqen në mënyrë që të ketë investime, e ky është thelbi”.
Ky vendim pritet të jetë vendimi i parë i Qeverisë Kurti, por të zëvendësohet me reciprocitet.
Top Channel