E mërkurë, 12 Shkurt 2020
16:46
Sanders: Ky është fillimi i fundit të Donald Trump

Senatori Bernie Sanders, i cili fitoi në zgjedhjet parësore demokrate në New Hampshire, tha se ishte “ky është fillimi i fundit të Donald Trump”.

16:44
Air Mediterranean reagon ndaj revokimit të lejes në Kosovë, paralajmëron ankesë

Air Mediterranean ka reaguar ndaj revokimit të lejes së këtij avio-transportuesi evropian për operim në Prishtinë, duke thënë se veprimi i autoriteteve kosovare është i padrejtë dhe se për këtë do të ankohen tek autoriteteve përkatëse evropiane.

16:41
Sherifi e peshkatarët mezi shpëtojnë gruan e shëndoshë në ujin e akullt (video)

Dy peshkatarë dhe sherifi i Macomb në Michigan u deshën për të shpëtuar 100-kilëshen Korisa Miller nga uji i akullt pasi ajo rrëshkiti dhe ra teksa ishte duke peshkuar në liqen.

16:40
Gazi nga Kosova, Lleshaj: Kemi marrë, por s’është përdorur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se gazi lotsjellës i përdorur nga policia gjatë protestave të opozitës ka qenë nga rezervat që policia ka pasur nga qeverisja e kaluar.

16:37
Rrëmbimi i Jan Prengës/ Gruaja e Altin Hajrit: Jemi të martuar, por nuk i ka numër telefoni. Di që merret me biznes

Policia nuk ka asnjë të dhënë ende se ku gjendet Altin Hajri, i kërkuar prej ditësh, për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

16:36
Tre ditë nga audicionet në Tiranë, rekord aplikimesh në “Take Me Out Albania”

Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga audicionet e “Take Me Out Albania”, të cilat do të zhvillohen ditën e shtunë në ambientet e Top Channel në piramidë.

16:31
Sekuestrohet prona e mafiozit, SPAK në bashkëpunim me prokurorinë italiane

Një burim i sigurt për Top Channel tha se Prokuroria e Posaçme SPAK, gjatë ditës së sotme ka patur një hetim sa i takon çështjeve të pasurive të krimit të organizuar, deklaroi gazetarja Anila Hoxha në një lidhje direkte gjatë edicionit informativ të orës 15:00.

16:31
Partizani-Beslidhja/ Ndeshja për kupën e Shqipërisë

Është zhvilluar ditën e sotme ndeshja mes Partizanit dhe Besëlidhjes e vlefshme për kupën e Shqipërisë.

16:20
Procesi i rindërtimit, Rama: Gati planet për tre zona

Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama tha se çdo punë do të fillojë shumë shpejt dhe se çdo qindarkë që është mbledhur o të vihet në funksion të projekteve.

16:16
Ish-gardiani vret veten në gjyq me armë pasi shpallet fajtor

Një ish-zyrtar rus i burgjeve ka vdekur sot me vetëvrasje pasi u dënua me tre vjet burgim, raportonin mediat vendase.

16:15
Besimi i rusëve ndaj Putinit bie ndjeshëm

Besimi i rusëve në presidentin e tyre, Vladimir Putin ka rënë në dy vjetët e fundit, duke shënuar shifrën më të ulët prej vitit 2013, një vit pasi ai ishte kthyer nga kryeministria në presidencë.

16:14
Putin dhe Erdogan diskutojnë për konfliktin në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan diskutuan përmes telefonit për konfliktin në provincën Idlib të Sirisë, njoftoi Kremlini më 12 shkurt.

16:06
Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

16:02
Salvini rrezikon 15 vite burg/ Senati italian vendos për imunitetin e tij

Senatorët italianë do të vendosin nëse lideri i të djathtës ekstreme Mateo Salvini do të përballet apo jo me akuza formale për ndalim të paligjshëm të emigrantëve në det, vitin e shkuar, për çka ai mund edhe të dënohet me 15 vite burg.

15:57
“Dy minj që përleshen”/ Fotografia fiton konkursin “Lumix”

Kushdo që ka udhëtuar me sistemin e metrosë në Londër, do ti njohë ata- një mi i vogël i zi, që vrapon përgjatë platformave dhe në binarë.

15:57
Kroçera e Japonisë; Numri i të infektuarave me koronavirus rritet në 174

Edhe 39 njerëz të tjerë në bordin e kroçerës Diamond Princess në ujërat e Japonisë kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin e ri vrasës Covid-19, thanë sot autoritetet teksa mijëra të tjerë në bordin e saj përgatiten për javën e dytë të karantinës.

15:47
Tupac është gjallë! Në New Mexico, dokumentari që mohon vrasjen

Të gjithë sytë do të kthehen nga New Mexico pas dokumentarit të ri që pretendon se Tupac Shakur është shëndoshë e mirë dhe fshihet në këtë qytet, përkundër raporteve të vrasjes së tij gati 25 vjet më parë.

15:43
Ekskluzive/ E shtrinë në tokë pranë selisë së PS-së, policia zbardh deklaratën e Vladimir Gjutës pas arrestimit

Policia zbardh ekskluzivisht deklaratën e Vladimir Gjutës dhënë pas arrestimit, teksa u prangos në afërsi të PS-së.

15:39
Kroacia prezanton ligjin e legalizimit të marijuanës

Me sa duket Kroacia do të bëhet vendi i parë në Evropë që legalizon plotësisht marijuanën, teksa deputetja Mirela Holy e SDP do të propozojë legjislacionin sipas të cilit çdo qytetar në moshë të rritur lejohet të rrisë deri në nëntë bimë marijuana me përbërie të lartë të ingredientit aktiv THC, për përdorim personal.

15:38
Kurti ul pagat e zyrtarëve/ Qeveria shfuqizon vendimin e miratuar nga “Haradinaj”

Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë.

15:32
​Facebook pezullon llogaritë e inteligjencës ushtarake ruse

Facebook njoftoi sot se ka pezulluar rrjetin e llogarive të përdorura nga inteligjenca ushtarake ruse.

15:28
Tender ndërkombëtar për rindërtimin/ Janë mbledhur 14 mijë aplikime për shtëpi të reja

Qeveria pritet të shpallë tender ndërkombëtar për rindërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti.

15:28
Ministri i Mbrojtjes pret në vizitë ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Anton Quni, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çagri Sakar.

15:24
Orikum-Dukat, abuzimi 62 mln euro/ Shehaj: Duhet të kushtonte vetëm 8 mln euro, jo 70 mln

Një ditë më pare, BERZH miratoi një fond 45 milionë euro për ndërtimin e 70 kilometrave rrugë në Shqipëri, mes të cilave edhe segmentin Vlorë-Orikum.

15:20
SPAK kthen pas dosjet e para të OFL-së, ja arsyeja

SPAK ka kthyer pas dosjet e para të Operacionit Forca e Ligjit për plotësim faktesh; raportoi gazetarja Anila Hoxha gjatë edicionit informativ të orës 15:00.

15:20
Largimi i jo-perëndimorëve nga tregu i armatimeve; SHBA kërcënon me sanksione klientët e sistemeve së Kinës

Sekretari amerikan i shtetit për çështjet ushtarake R. Clarke Cooper njoftoi dje sipas ligjit amerikan të Përballjes së Kundërshtarëve me anë të Sanksioneve, vendi do të godasë klinetët e armatimeve kineze.

15:16
Dajti e Troplini të tregojnë pasurinë/ OFL i dërgon letrat dy të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit, të mërkurën ka dërguar dy formularë të tjerë për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve të përfshirë në aktivitete kriminale, Dritan Dajti dhe Xhevdet Troplini.

15:13
“Nuk mjafton burgu, duhen zhveshur nga pasuritë”/ Rama: OFL tronditi krimin

Në të 10-tën, ditë të hedhjes në veprim të Operacionit Forca e Ligjit, kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit është shprehur i kënaqur por kritikat ia adresojë analistëve të caktuar pa ia përmendur emrin.

15:06
Korçë/ 7 vjedhje në dy muajt e fundit, kapen dhe ndalohen autorët e dyshuar

Dy persona të dyshuar janë ndaluar në Korçë, teksa janë zbardhur dhe dokumentuar 7 vjedhje të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin në fjalë.

15:01
Një mrekulli! Fëmija me sytë ndryshe… (FOTO)

Të gjithë fëmijët janë të bukur dhe të adhurueshëm. Ne natyrshëm tërhiqemi nga sytë e tyre dhe tipare të tjera specifike.

14:59
Falimenton “AirItalia”, kompania e dytë më e madhe në vend

AirItalia ka pezulluar operacionet pasi pronarët e saj vendosën të likuidojnë kompaninë duke i lënë klientët me fluturime të prenotuara pas 25 shkurtit, në paqartësi.

14:54
Sinjale nga hapësira/ Kërkuesit: Përsëriten çdo 16 ditë

Sinjale misterioze radioje nga hapësira, dihet se përsëriten, por për të parën herë, kërkuesit kanë pikasur diçka ndryshe në një seri sinjalesh që vijnë nga një distancë gjysmë miliardi vite dritë nga toka.

14:52
Humb së bashku me kushërinjtë në dëborë, 7-vjeçari tregon se si mundën të mbijetonin

Një djalë 7-vjeçar nga Alaska, i cili u zhduk së bashku me disa kushërinj të tij pas një stuhie, u shpreh se ata mbijetuan duke gërmuar një vrimë të madhe dhe duke u strehuar nën të.

14:40
51 vjeç dhe joshëse! Jennifer Aniston: Tani dua fëmijë

Ka mbushur 51 vjeç më 11 shkurt dhe bukuria e joshja e Jennifer Aniston duket se nuk duan t’ia dinë.

14:33
Partizani-Besëlidhja, përfundon pjesa e parë. “Demave” u nevojiten edhe 3 gola

Partizani është duke udhëhequr me rezultatin 2-1 në ndeshjen e kthimit përballë Besëlidhjes, takim i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.

14:27
Import-eksporti në 5 vite/ Autoriteti Portual Durrës, shkëmbime tregtare me 25 vende të botës

Autoriteti Portual i Durrësit njofton se në 5 vitet e fundit, porti Detar i Durrësit ka kryer shkëmbime tregtare me 25 vende të ndryshme, përfshirë këtu Rusinë, Turqinë, Italinë, Egjiptin dhe Libinë.

14:21
Përplasje me armë në qendër të Shkodrës, dy makina në lëvizje…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qendër të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”.

14:15
Vlerësimi i S&P: Koronavirusi dëmton ekonominë globale

Shpejtësia e përhapjes së koronavirusit të ri në dy muajt e fundit, përfaqëson një rrezik për ekonominë globale dhe kreditimin.

14:13
Këshilltarit të PS-së i hiqet mandati, fshehu dënimin për heroin në formularin e dekriminalizimit

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin një këshilltari në Kamëz pasi kishte fshehur dy dënime në Zvicër në formularin e dekriminalizimit.

14:10
Fobi nga virusi! Kina “derdhet” në internet

Fobia nga virusi ka bërë që qindra e miliona kinezë të kthehen tek opsionet e punës online, me shkollat, bizneset, departamentet qeveritare e madje edhe muzetë dhe kopshtet zoologjike, që kanë mbështjellë veten në renë digjitale, për mbrojtje.

14:08
“Nuk marr dot frymë”/ Polici në telashe, i vendosi duart rreth qafës të miturit

Dekyrion Ellis, i cili është në klasën e nëntë tha se u ngrit nga dyshemeja nga një oficer policie pasi ishte përfshirë në një grindje me një shok të klasës dhe më pas ai e shtrëngoi me sa fuqi kishte rreth qafës, gati sa për ta mbytur.

14:03
Maqedoni e Veriut: Flamuri i NATO ngrihet para parlamentit

Me 114 vota pro dhe asnjë kundër Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

14:01
Zbardhen propozimet e PD-së për “Reformën Zgjedhore”

Ditën e sotme është mbajtur edhe takimi i përfaqësuesve politik të reformës zgjedhore bashkë me ekspertët e tyre, por edhe me ekspertë të ODIHR. Më poshtë janë edhe propozimet e Partisë Demokratike sa i takon rolit të Policisë dhe Prokurorisë.

13:55
Investimet amerikane nuk do të anulohen për Kosovën

“Ambasadori Richard Grenell, asnjëherë nuk ka folur për anulimin e investimeve në Kosovë”, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, zëdhënësi i Grenellit, Dick Custin.

13:54
Papa Françesku respekton rregullin, nuk lejon që burrat e martuar të kthehen në priftërinj

Papa Françesku ka vendosur kundër lejimit të burrave të martuar për t’u emëruar priftërinj në zonën e Amazone-s.

13:50
Një “claud” evropian, alternativë ndaj “Microsoft” e “Google”

Gjithçka është e thjeshtë: Hap “Dropbox” apo “Google Drive”, ngarko të dhënat – dhe kudo në botë ku ke internet, ke mundësi aksesi tek të dhënat e tua apo mund t’i ndash ato me të tjerët.

13:50
Mungesa e djersitjes shkakton këto dy sëmundje

Djersitja është një proces i rëndësishëm natyror që lejon trupin të qëndrojë i freskët.

13:44
Moment historik në Bangladesh! Zhvillohet ceremoni mortore për një prostitutë; konsiderohej tabu

Disa aktiviste në Bangladesh kanë organizuar ceremoninë e varrosjes së një prostitute, gjë e cila ndodh për herë të parë në një vend islamik, duke thyer në këtë mënyrë një tabu të gjatë në një komb me shumicë myslimane.

13:36
Veliaj: Do hapim 38 palestra të reja për fëmijët dhe të rinjtë që duan të merren me sport

Përveç 62 palestrave, shkollave të Tiranës do u shtohen edhe 38 të tjera, të gjitha për të fëmijët dhe të rinjtë që duan të merren me sport. Teksa mori pjesë në një ndeshje futbolli mes fëmijëve të vegjël, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit “Dita Kombëtare e Sportit në Katar”, tha se palestrat do të shërbejnë jo vetëm për nxënësit e shkollave, por edhe pas mësimit për kurse sportive, futboll, volejboll, basketboll e aktivitete të tjera.

13:33
“Gazi nga Kosova nuk u përdor”/ Ministri Lleshaj në interpelancë në kuvend

Ministri Sandër Lleshaj është thirrur në interpelancë përpara parlamentit për sigurinë në vend ku nuk kanë munguar edhe pyetjet për origjinën e gazit lotsjellës që është përdorur përgjatë protestave të opozitës.

13:30
“Të zgjidhim krizën”/ Basha pas takimit me Sorekën: Zgjedhje të parakohshme

Kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha , është takuar ditën e sotme me kreun e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigj Soreca.

13:26
Zbulohen zjarrvënësit! Dogjën makinën e policit në Elbasan, 2 të rinj në pranga

Dy persona kanë rënë në pranga pas zbardhjes së ngjarjeve sa i takon djegies së dy automjeteve, njëri prej të cilëve ishte në pronësi të një punonjësi policie, të ndodhura në muajin dhjetor 2019 dhe në muajin janar 2020.

13:25
“Nuk do të bjerë shi përgjithmonë”/ Shfaqje në teatrin “Zihni Sako”, Gjirokastër

Në Gjirokastër teatri do të ketë këtë mbrëmje shfaqen e parë “Nuk do të bjerë shi përgjithmonë” do të fillojë në mjediset e universitetit në Gjirokastër ka përzgjedhur një koleksion romancash dhe erotikash poetike nga më të mirat e autorëve Shqiptar.

13:18
Punëtori konfirmohet me koronavirus, banka më e madhe në Singapor dërgon në shtëpi 300 persona

Rreth 300 punonjës janë evakuuar nga banka më e madhe e Singaporit, DBS, pasi një punonjës rezultoi i infektuar me koronavirus.

13:08
‘Përplasje’ Rama-Gjuzi në parlament: Mos fol për mustaqet e mia

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Kuvend në lidhje me paketën anti “KÇK”.

13:08
4 arrestime në Fier, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Një shtetas i shpallur në kërkim ka rënë në pranga në Fier, teksa është arrestuar gjithashtu në flagrancë 1 shtetas për armëmbajtje pa leje, si dhe 2 të tjerë nga Qarkullimi Rrugor.

13:00
“Hapen si vaji në lakra, por do t’i fusim nën tokë”/ Rama: Ka politikanë të lidhur me krimin

Përgjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit, Edi Rama u ndal ndër të tjera te politikanët e lidhur me krimin.

12:50
“Goditje e grupit KÇK”/ Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ILD t’i çojë pas hekurave

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama pohoi goditjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar.

12:49
Dosja e Jan Prengës/ Prokuroria e Tiranës shpall mos kompetencën, mbërrin në SPAK

Dosja e zhdukjes së Jan Prengës sapo ka mbërritur në SPAK bëjnë me dije burime për Top Channel.

12:39
Sanders fiton në Hampshire/ Prin në zgjedhjet paraprake demokrate për kandidatin për president

Bernie Sanders fiton zgjedhjet paraprake demokrate në Nju Hempshajër me rreth 26 për qind të votave, i ndjekur nga Pete Buttigieg.

12:35
Marrëveshje unike BE-Britani/ Priten negociata të vështira ekonomike

BE është e gatshme t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë” si marrëveshje tregtare tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por jo pa paraqitur kërkesa të vetat.

12:32
“Rusia na spiunon në hapësirë”/ Akuzat nga amerikanët, Moska: Praktika normale

Forca Hapësinore Amerikane, e krijuar rishtazi, e ka akuzuar Rusinë se ka përdorur satelitët e saj për të ndjekur një satelit spiunazhi amerikan, duke e quajtur këtë “sjellje shqetësuese”.

12:32
Si vjedh kabllori i Çorovodës/ Menaxheri mohon, klientët e mashtruar tregojnë të vërtetën

Të gjithë piratët televiziv pothuajse piratojnë të njëjtat kanale, ata marrin ato kanale të platformës DigitAlb që mbajnë më shumë të mbërthyer teleshikuesin. Edhe Kabllori i Çorovodës, pra në Skrapar vjedh sinjalin e ekranit më të madh të shqiptarëve siç është Top Channel dhe Top News. Ne u munduam të kontaktojmë më pronaren e këtij kabllori, por në telefonin e Manushaqe Dervishit na doli menaxheri i Kabllorit të Çorovodës.

12:22
Vritet klouni hero! Tentoi të shpëtonte një grua dhe fëmijën e saj nga një hajdut në restorant

Një kloun i guximshëm nga Meksika u qëllua për vdekje pasi tentoi të mbronte një grua dhe foshnjen e saj gjatë një plaçkitjeje në restorant.

12:21
ARMIKU ME I MADH/ Koronavirusi Convid19 mund të vrasë 45 milionë persona. Më i keq se terrorizmi

Ekspertët thonë se koronavirusi mund të shkaktojë 45 milionë vdekje në gjithë botën dhe përbën kërcënimin më të madh edhe se terrorizmi.

12:21
Shkollë pa kushte/ Nxënësit në fushë Bulqizë nuk kanë tualet

Rreth 60 nxënës të ciklit të ulët në qendër të Fushë Bulqizë po të kësaj njësie  të bashkisë Bulqizë prej vitesh , vijojnë mësimin në shkollën pa ujë dhe tualete jo funksionale.

12:18
Shtohen aksidentet në Berat-Lushnje/ Banorët: Nuk kemi ku të kalojmë për në arat tona

Aksi rrugor Lushnje-Berat, i ndërtuar ne vitin 2015, gjithnjë e më shumë po bëhet burim aksidentesh. Ky segment rrugor shtrihet mes zonave të banuara, dhe mungesa e mbikalimeve, bëhet precedent për aksident, gjatë kalimit të fermerëve drejt tokave të tyre bujqësore përreth zonës.

12:15
Fluks prej virozave/ Dyndje fëmijësh në Korçë

Edhe në Korçë shifrat e të prekurve nga virozat janë rritur ndjeshëm. Më të ndjeshëm ndaj virozave mbeten fëmijët të cilët i janë drejtuar shërbimit spitalor për t’u trajtuar. 100 – 150  raste të prekura nga gjendje gripale  raportohen nga pediatria çdo ditë ndërkohë që sipas mjekëve gjate fundjavës ky fluks rritet. 

12:15
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Kamioni përplas veturën (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Tiranë-Durrës, në drejtimin nga Durrësi për në Tiranë.

12:10
Deputeti ‘kërcënon’ në parlament: Kujtim Gjuzin nuk e vidhni dot, u çoj haber tek shtëpia në forma zakonore

Deputeti Kujtim Gjuzi ka folur në parlament në lidhje me festën e 100 vjetorit të Tiranës, ku akuzoji Erion Veliajn se nuk kishte ftuar asnjë Tiranas.

12:02
Ambasadorja Yuri Kim takim me Taulant Ballën

Ambasadorja Kim po zhvillon një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në Kryesinë e Kuvendit.

12:02
​Akuzohen për koktej Molotov, anëtari i PSD e quan gjykim politik

Në departamentin special të Gjykatës Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca për shqyrtimin fillestar për dy aktivistët e PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Ç.G, që akuzohen për veprën “Përgatitje të veprës terroriste”.

11:59
Sëmundja kronike i merr jetën aktores 24-vjeçare

Aktorja 24 vjeçare Go Soo Jung, ka ndërruar jetë pasi vuante nga një sëmundje kronike.

11:50
“Policia s’ndalon makinën e blinduar”/ Salianji: Pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeministrit

Përmes një deklarate nga selia e PD-së, Ervin Salianji deklaroi se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targë TR 0370 T në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga Edi Rama.

11:44
Perez i “fiksuar” pas Milinkovic-Savic, ofron 50 mln euro dhe James Rodriguez

Florentino Perez nuk heq dorë nga Sergej Milinkovic-Savic. Presidenti i Realit të Madridit është i fiksuar pas mesfushorit serb të Lazios të cilin dëshiron ta transferojë me çdo kusht në skuadrën e tij gjatë verës së ardhshme.

11:39
Epidemia në rënie? Ulet numri i rasteve me koronavirus, ç’thonë ekspertët

Mëngjesin e sotëm, Kina raportoi një numër më të ulët të rasteve të reja të koronavirusit, që nga fundi i janarit.

11:33
​Grenell: Ka përparim, por ka një rrugë të gjatë drejt normalizimit

Emisari special i presidentit të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell thotë se pavarësisht progresit të bërë, ka një rrugë të gjatë për të normalizuar marrëdhëniet midis dy palëve.

11:31
Grabitje me armë në Vrellë të Istogut

Policia raporton se në fshatin Vrellë të Istogut një person ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në dyqan, aty kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, nën kërcënim kanë goditur viktimën me dorëz të armës dhe i kanë grabitur para nga arka dhe nga xhepi i viktimës (nuk dihet shuma).

11:26
Trump paralajmëron masa tregtare ndaj BE-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka orientuar vëmendjen e tij drejt një ristrukturimi të marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian.

11:22
Koktej molotovi në zyrat e VV-së, nis seanca kundër tre të akuzuarve

Ka nisur seanca për shqyrtimin fillestare për dy aktivistëve të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Çlirim Gërbeshi që akuzohen për veprën “Përgatitje të veprës terroriste”.

11:21
Një person godet qëllimshëm shtatë vetura, arratiset

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në rrugën “Kral Petri” në veriun e Mitrovicës ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira shtatë vetura.

11:21
Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias, prindër për herë të tretë

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër për herë të tretë.

11:20
Soros paralajmëron: Presidenti i Kinës paraqet kërcënim për BE-në

Presidenti kinez Xi Jinping përbën një kërcënim për Bashkimin Evropian dhe vlerat e tij, sipas miliarderit George Soros, në një tekst autorial për Projektin e Unionit.

11:19
​E shantazhonte të miturën me fotografi, arrestohet i dyshuari

Policia në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar, i mitur pasi që i njëjti kishte shantazhuar një femër po ashtu e mitur në lidhje me publikimin e disa fotografive.

11:17
Airbus zbulon dizajnin mjaft radikal të avionëve të tij

Pas një seri provash të fshehta, Airbus ka zbuluar një dizajn mjaft radikal të avionit komercial “të krahut të përzier” që premton të ulë konsumin e karburantit deri në 20%.

11:13
Vetëdeklarimi i pasurisë, OFL u dërgon kërkesë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit

Teksa vijon Operacioni Forca e Ligjit u janë dërguar kërkesat sa i takon vetëdeklarimit të pasurisë dy shtetasve të tjerë.

11:12
“Goditja inteligjente e shekullit”: CIA bleu fshehurazi kompaninë zvicerane për kodimin e mesazheve dhe e përdori për spiunim në 120 vende të botës

Nga disa dokumente të rrjedhura, të botuara rishtazi nga The Washington Post dhe ZDF, merret vesh se për dekada të tëra, një kompani që shiste pajisje të kodimit të mesazheve në më shumë se 120 vende ishte në pronësi të fshehtë dhe operohej nga vetë CIA.

11:03
Caktohet emri për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi!

“Covid-19”, ky është emri zyrtar i sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi, një emër ky i bërë me dijeni nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

10:58
Marin Mema ‘përplaset’ me Ramën: TVSH-ja nuk është hequr, në katër shtëpi shteti mban 1. Rama: Nisjen e ndërtimit përpara nuk e mbështes

Ditën e sotme është mbledhur për herë të katërt Komiteti i Rindërtimit. Gazetari Marin Mema ka folur në lidhje me zonën e Ishmit, ku është shprehur se është një zonë që ka mundësi turistike.

10:56
Menaxheri i Hysajt: Rinovon kontratën dhe shitet në verë

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, e sheh të ardhmen e shqiptarit larg Napolit, përtej faktin që kohet e fundit ka patur shumë më tepër minuta në dispozicion me Gattuson trajner.

10:50
Cakaj takohet me homologun turk, nënshkruhen 3 dokumente të rëndësishme

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

10:44
Koalat në zhdukje! Zjarret në Australi, nga 60 mijë kanë mbetur vetëm 5 mijë

Zjarret masive që përfshinë ishullin Kangaroo në Australinë e Jugut në janar shkatërruanmë shumë se 210,000 hektarë (pothuajse një e treta e të gjithë ishullit).

10:38
Anija mbetet në det të hapur! Dyshohet se në bordin e saj ka persona të infektuar me Koronavirus

Anija Westerdam nuk ka leje për të ateruar në Tajlandë, Japoni, Tajvan, Filipine dhe Guham, pasi dyshohet se në bord ka njerëz të infektuar me koronavirus.

10:32
Bashkohuni me Forcat e Armatosura/ Ja kriteret që duhet të plotësoni

Ministrja Olta Xhaçka nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka publikuar kriteret që duhen për çdo kënd që dëshiron të bashkohet me forcat e armatosura.

10:28
“Kërkesat s’kanë ndryshuar”/ Takimi me ambasadorin e BE-së, Basha: Jemi për zgjedhje të parakohshme

Mëngjesin e sotëm, u mbajt një takim mes ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

10:21
​Qeveria Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka shfuqizuar sot vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

10:16
Sërish në Hënë! Amerikanët kërkojnë ende para

Administrata presidenciale amerikane po kërkon një nxitje të madhe në fondet vjetore të NASA-s për të përmbushur misionin e dërgimit të njerëzve në Hënë deri në vitin 2024.

10:15
Letër-bombë? Shpërthim në një zyrë postare në Amsterdam

Një shpërthim ka tronditur ndërtesën e Zyrës së Postës në Amsterdam dhe policia dyshon se bëhet fjalë për një letër-bombë.

10:10
Histori e vlefshme për film/ Përplaset varka, 8 persona ndërrojnë jetë. 4 të mbijetuarit detyrohen të ushqehen me…

Një varkë me 12 persona në bord është përplasur me një shkëmb në paqësor dhe si pasojë 8 persona kanë ndërruar jetë, teksa katër të tjerë kanë mundur që të dalin në breg në një ishull të vogël.

10:05
Përfundon takimi Soreca-Basha!

Sapo ka përfunduar takimi mes ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.