Këshilltarit të PS-së i hiqet mandati, fshehu dënimin për heroin në formularin e dekriminalizimit

12/02/2020 14:13

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin një këshilltari në Kamëz pasi kishte fshehur dy dënime në Zvicër në formularin e dekriminalizimit.

Ai është Mirush Dema, këshilltar i Partisë Socialiste.

Ai është dënuar në vitin 2014 pasi i ka shitur 4 qese hashash një polici të infiltruar, dënim ky që më pas i është konvertuar në gjobë.

Dema i cili ka ndryshuar mbiemrin pas martese pasi mbiemrin e tij e ka Troci, kishte deklaruar vetëm një ndalim në Gjenevë dhe një dëbim nga Suedia në vitin 2019 duke fshehur dënimin për dhunim banese dhe heroinë.

Top Channel