Shpejtësia e përhapjes së koronavirusit të ri në dy muajt e fundit, përfaqëson një rrezik për ekonominë globale dhe kreditimin.

Kështu thotë një raport i agjencisë së vlerësimit Standard & Poors që nënvizon se ngadalësimi i kinës, parashikimet e të cilës për produktin e brendshëm bruto janë reduktuar nga 5.7 në 5 për qind, do të ndikojë me 0.3 për qind në produktin e brendshëm bruto global 2020.

Ndërsa dominon një paqartësi mbi shkallën e përhapjes dhe ecurinë e virusit, modelet e ekspertëve epidemiologë, flasin për një interval të mundshëm të kulmit të epidemisë mes fundit të shkurtit dhe qershorit – nënvizon S&P. Nëse epidemia do të jetë më e shpejtë dhe më e përhapur do të ketë një kosto më të madhe në jetë njerëzish, do të përfshihen më shumë vende që janë edhe më pak të përgatitur për një pandemi të mundshme, dhe kostot ekonomike do të reflektojnë kompleksitetin e rrjetit ekonomik global. Për momentin duket se tregjet financiare janë përgjithësisht optimist në vlerësimin e entitetit të epidemisë, sidomos ata evropianë. Bën përjashtim kina, ku autoritetet kanë injektuar miliarda dollarë për të mbështetur likuiditetin e sistemit dhe bursën e Shenzhenit.

Efektet ekonomike të koronavirusit, do të ndjehen më shumë në sektorët që janë të ekspozuar ndaj shpenzimeve kineze, nënvizon S&P, si trafiku ajror, aeroportet, lojërat etj. Mbylljet e përkohshme të impianteve në kinë, mund të shkaktojnë ndërprerje zinxhir në disa sektorë mes të cilëve ai i prodhimit të makinave, teknologjisë dhe lëndëve të para industriale.

Top Channel