Sinjale nga hapësira/ Kërkuesit: Përsëriten çdo 16 ditë

12/02/2020 14:54

Sinjale misterioze radioje nga hapësira, dihet se përsëriten, por për të parën herë, kërkuesit kanë pikasur diçka ndryshe në një seri sinjalesh që vijnë nga një distancë gjysmë miliardi vite dritë nga toka.

Sinjale të shpejta radioje, që zgjasin vetëm një milisekondë, që vijnë nga hapësira, dhe përsëriten. Zakonisht, kur këto valë përsëriten, kjo është sporadike. Por mes 16 shtatorit 2018 dhe 30 tetorit 2019, shkencëtarët kanadezë kanë regjistruar sinjale që përsëriten çdo 16 ditë. Sinjali përsëritës është gjurmuar që vjen nga një galaksi spirale masive rreth 500 milionë vite dritë larg. Shkencëtarët shpresojnë se përmes gjurmimit të këtyre sinjaleve misterioze mund edhe të zbulojnë se çfarë i shkakton ato.

Deri më tani, janë gjurmuar sinjale të vetme dhe që përsëriten nga burime të ndryshme, çka edhe e thellon misterin. Kërkuesit vlerësojnë se shkak i mundshëm mund të jetë lëvizja orbitale e një ylli apo objekti. Të tjerë kërkues sugjerojnë se sinjali mund të vijë nga një yll neutron, yjet më të vegjël në univers, mbetje të një superylli.

Diametrat e tyre janë të krahasueshëm me përmasat e një qyteti si Cikago apo Atlanta, por ata janë jashtëzakonisht të dendur, me masa më të mëdha se ato të diellit tonë. Sidoqoftë, kërkuesit besojnë se vëzhgime të ardhshme do të mund ti ndihmojnë të përcaktojnë se për çfarë bëhet fjalë. Atëherë ata do të mund ta mësojnë nëse ky lloj periodiciteti është një përjashtim apo një sjellje rutinë.

Top Channel