Falimenton “AirItalia”, kompania e dytë më e madhe në vend

12/02/2020 14:59

AirItalia ka pezulluar operacionet pasi pronarët e saj vendosën të likuidojnë kompaninë duke i lënë klientët me fluturime të prenotuara pas 25 shkurtit, në paqartësi.

Kompania e dytë më e madhe në Itali, pas Al Italias, tha se vendimi për likuidimin, u mor në një mbledhje të aksionerëve. Alisarda, e themeluar nga Aga Khan, kontrollonte 51 për qind të Air Italia ndërsa Katar Airways kishte 49 për qind të aksioneve në kompani.

Air Italia, e njohur më parë si meridiana, tha se fluturimet deri më 25 shkurt do të operoheshin nga kompani të tjera. Biletat e rezervuara pas kësaj date, do të kompensoheshin. Kompania me bazë në Sardenjë, operonte linja të brendshme në Itali por edhe distanca të largëta si Nju Jorku, Majemi dhe Los Angeles. Ajo po ashtu ofronte edhe fluturime direkte nga Italia në Afrikë. Air Italia është e fundit në një varg kompanish evropiane që e pësojnë nga konkurrenca dhe ndryshimi i modeleve të biznesit.

Më herët, “Primera Air” ndali fluturimet, kompania gjermane “Germania” shpalli falimentimin dhe ajo britanike, Flybmi, po ashtu. Ndërkohë qeveria italiane ka mbështetur “AirItalian” dhe po kërkon investitorë të rinj. Presioni mbi industrinë është shtuar edhe nga Boeingu, avionët e të cilit 737 max janë ndalur në tokë. Po ashtu edhe koronavirusi ka bërë që dhjetëra kompani të anulojnë fluturimet drejt kinës, duke shtuar pasigurinë.

Top Channel