Ish-gardiani vret veten në gjyq me armë pasi shpallet fajtor

12/02/2020 16:16

Një ish-zyrtar rus i burgjeve ka vdekur sot me vetëvrasje pasi u dënua me tre vjet burgim, raportonin mediat vendase.

Disa momente pasi gjykatësi e shpalli fajtor, Viktor Sviridov, ish-kreu i departamentit të transportit të sistemit federal të burgjeve ruse, nxorri një pistoletë dhe qëlloi veten.

“Pas dhënies së verdiktit fajtor, Sviridov kreu vetëvrasje. Ai vdiq menjëherë,” thanë anëtarë të shërbimeve të emergjencës për mediat vendase.

Sviridov u dënua për zhvatjen e 10 million rublave ($158,500) nag gjykata Chertanovsky në Moskë.

Avokati i Sviridov, Alexander Kotelnitsky, tha se klienti i tij kishte kancer të fazës së katërt por nuk dukej në gjendje të rëndë psikologjike kur erdhi në mëngjes në gjykatë.

Autoritetet po hetojnë tashmë sesi Sviridov ishte i aftë të merrte një armë brenda gjykatës në një kohë kur detektorët e metaleve ishin në funksion.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel