Import-eksporti në 5 vite/ Autoriteti Portual Durrës, shkëmbime tregtare me 25 vende të botës

12/02/2020 14:27

Autoriteti Portual i Durrësit njofton se në 5 vitet e fundit, porti Detar i Durrësit ka kryer shkëmbime tregtare me 25 vende të ndryshme, përfshirë këtu Rusinë, Turqinë, Italinë, Egjiptin dhe Libinë.

SHBA, Tunizia, Rusia dhe Malta janë shtetet që kanë shënuar një rritje graduale të shkëmbimeve përmes portit të Durrësit, veçanërisht gjatë vitit 2019.

Statistikat portuale të import-eksporteve në 5 vite:

Rusia me mbi 1,9 milion ton
Turqia, me afro 1,65 milion ton
Italia, rreth 838 mijë ton
Egjipti, 608 mijë ton
Libia, 495 mijë ton.

Sipas renditjes së volumit të mallrave të përpunuara gjatë periudhës 2014 – 2019, SHBA, Malta, Ukraina dhe Kina zënë vendet nga i gjashti në të dhjetin me volume prej mbi 300 mijë ton në pesë vjet, ndërsa pas tyre renditen Tunizia, Kroacia, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rumania./Vali Qyrfyci/

Top Channel