Vritet klouni hero! Tentoi të shpëtonte një grua dhe fëmijën e saj nga një hajdut në restorant

12/02/2020 12:22

Një kloun i guximshëm nga Meksika u qëllua për vdekje pasi tentoi të mbronte një grua dhe foshnjen e saj gjatë një plaçkitjeje në restorant.

Humberto Rojas Landa, i njohur me nofkën “Mjeku Cosquillas”, u vra në një restorant në Puebla të Meksikës, shkruan “Daily Mail”.

Sipas dëshmitarëve, një person i armatosur hyri në një restorant për t’i grabitur klientët. Klouni hero goditi agresorin me një enë uji.

Fill pas kësaj, sulmuesi e qëlloi të ndjerin me armë zjarri në kokë dhe u largua nga vendi i ngjarjes pasi kishte arriti të vidhte vetëm një telefon celular, raportojnë mediet lokale.

Personi i plagosur u dërgua në spital dhe vdiq pas 24 orëve. Qindra banorë lokalë morën pjesë në funeralin e tij, ndërsa familja e të ndjerit ka kërkuar përkrahje financiare për shpenzimet e varrimit për shkak se nuk kanë mundësi që ato t’i mbulojnë vetë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel