Policia raporton se në fshatin Vrellë të Istogut një person ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në dyqan, aty kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, nën kërcënim kanë goditur viktimën me dorëz të armës dhe i kanë grabitur para nga arka dhe nga xhepi i viktimës (nuk dihet shuma).

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor./KosovaPress/

Top Channel