Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga audicionet e “Take Me Out Albania”, të cilat do të zhvillohen ditën e shtunë në ambientet e Top Channel në piramidë.

Impakti i emisionit më të suksesshëm “dating” në botë që do të vijë së shpejti në Shqipëri nën drejtim dhe autorësi të Luana Vjollcës, u ndje që në ditën e parë, me një rekord aplikimesh prej më shumë se një mijë persona.

Ndërkohë që kurba e numrit të aplikimeve është vazhdimisht në rritje, pritet që më 15 Shkurt, dhe 16 Shkurt ambientet në piramidë do të mbushen plot me ata që janë në kërkim të vajzës së ëndrrave apo princit të kaltër.

Ju kujtojmë se audicionet do të zhvillohen në orën 11:00, si dhe që të merrni pjesë duhet të jeni mbi 18 vjeç.

Top Channel