Ka nisur seanca për shqyrtimin fillestare për dy aktivistëve të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Çlirim Gërbeshi që akuzohen për veprën “Përgatitje të veprës terroriste”.

Kryetarja e Trupit Gjykues, Albina Rama tha se seanca për këtë rast do të mbahen të mbyllura pasi që i akuzuar në këtë rast është i mituri Çlirim Gërbeshi.

Madje ajo përmes aktvendimit ndaloi edhe zbulimin dhe të gjitha të dhënat për të miturin që akuzohet për përgatitje të veprës terroriste.

“Meqenëse në mesin e të dyshuarve për këtë vepër penale gjykata konform nenit 47 dhe 66 të Kodit të Drejtësisë për të mitur përjashtohet publiku në këto seanca tani e tutje për këta persona do të jenë të mbyllura. Po ashtu njoftoj se çdo e dhënë me zbulimin e identitetit i të miturit nuk guxon të dalë në media”, tha ajo.

Gëzon Kastrati dhe Kora b Korça të cilët tani janë pjesë e PSD dhe C.G. pjesë e Vetëvendosjes akuzohen për koktej molotovi që i ishte gjetur në zyrat e Vetëvendosjes në shtator 2016./KosovaPress/

Top Channel