Rrëmbimi i Jan Prengës/ Gruaja e Altin Hajrit: Jemi të martuar, por nuk i ka numër telefoni. Di që merret me biznes

12/02/2020 16:37

Policia nuk ka asnjë të dhënë ende se ku gjendet Altin Hajri, i kërkuar prej ditësh, për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

36 vjeçari konsiderohet aktiv me veprime në brendësi të kompleksit aty ku besohet se Jan Prenga u soll i pajetë nga katër shkodranë të kërkuar ende dhe më pas u planifikua edhe zhdukja e trupit të tij.

Në vazhdën e hetimeve ku janë përfshirë edhe pasuritë e emrave të lakuar si organizatorë të pengmarrjes, prokuroria ka pyetur ndërkohë familjarë të Altin Hajrit, jo vetëm për adresën e 36 vjeçarit i skeduar edhe më herët për problemet me narkotrafikun, por edhe për pronësinë e kompleksin Golden.

Top Channel zbardhe dhe deklaratën e bashkëshortes së Altin Hajrit , Valentina Hajri. Gruaja sipas burimeve të Top Channel tregon se Altin Hajri është kthyer në Shqipëri në datën 30 dhjetor 2019 pasi për dy vite ka vuajtur një dënim në Holandë.

“Jam e martuar me shtetasin Altin Hajri, në fshatin Pjesë, Shijak. Unë kam tre fëmijë të mitur që aktualisht i kam në shtëpi. Kur Altini nuk është, unë jetoj vetëm me fëmijët e mi në shtëpinë në Pjesë. Kur ai është kthyer në shtëpi ka biseduar vetëm për fëmijët. Unë nuk e di fare se ku është
Altini aktualisht”, ka deklaruar ajo.

Më tej ajo thotë se nuk është në dijeni të faktit që Altini ka automjet, ndërsa për resortin Golden thotë se menaxhohet nga e vjehrra.

Top Channel