Koalat në zhdukje! Zjarret në Australi, nga 60 mijë kanë mbetur vetëm 5 mijë

12/02/2020 10:44

Zjarret masive që përfshinë ishullin Kangaroo në Australinë e Jugut në janar shkatërruanmë shumë se 210,000 hektarë (pothuajse një e treta e të gjithë ishullit).

Popullsia e koalave është ulur në mënyrë të frikshme nga 60,000 mijë koala që ishin përpara se zjarret të përfshinin pjesën më të madhe të kontinentit, tashmë regjistrohen vetëm 5,000 nga kafshët e rralla.

Menaxheri i Parkut të Kafshëve në Wild Kangaroo, Sam Mitchell, mori 600 koala për t’i ndihmuar ato që të rehabilitoheshin, por vetëm gjysma e tyre mundi të mbijetojë për shkak të mungesës së habitatit.

“Unë kam plantacione në pronën time, kështu që ne kemi mjaftueshëm burime për t’i ushqyer ato (koalat), të paktën për një muaj. Ju e shihni se si në dy pemë të djegura gjenden më shumë se 30 koala të balsamosura”, u shpreh drejtuesi i parkut Sam Mitchell.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel