E martë, 09 Korrik 2019
13:21
Wake Up/ “Vox Baroque Albania” në edicionin e gjashtë, të ftuar soprano përtej Evropës dhe balerinë italianë

Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque Albania” vjen në edicionin e 6 të tij këtë sezon veror.Një nga eventet më të veçanta të muzikës klasike, që sjell për publikun repertorin e kompozitorëve më të njohur të stilit të vjetër barok edhe në kohën që jetojmë, falë interpretimit me intrumentat origjinalë.

13:20
KLGJ mblidhet sot, pritet të hapet gara për kandidatët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet sot në orën 15:00 ku pritet të hapë garën për kandidatët jo gjyqtarë për në Gjykatën e e Lartë.

13:19
Wake Up/ Të pedalosh për shëndetin dhe qytetin, por cilat janë rreziqet e çiklistëve?

Në Tiranë janë shtuar ndjeshëm kilometrat me korsitë e biçikletave, por bashkë me to edhe rreziqet për ata që kanë zgjedhur pedalimin si mënyrë transporti dhe jetese.

12:55
Pensioniste në pasarelë/ Kore e jugut, modelja 75-vjeçare yll mode

Në moshën 70 vjeç, ajo punonte 20 orë në ditë në një spital vetëm që të plotësonte nevojat.

12:54
Basha: T’i japim fund tranzicionit!

Pas protestës kombëtare të opozitës, mbrëmjen e kaluar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falënderuar të gjithë qytetarët që ishin aty.

12:46
Ambasadori austriak-Voltana Ademit: Viti 2019 nuk është 1913-a

Një ditë më parë kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i dërgoi një letër publike disa ambasadorëve të vendeve perëndimore ku shprehte shqetësimin për situatën e krijuar pas 30 qershorit dhe propozonte që ashtu si në vitin 1913 Shkodra të merrej në administrim ndërkombëtar dhe të mos lejohej fituesi i zgjedhjeve nga Partia Socialiste që të bëhej kryebashkiak deri sa të bëheshin zgjedhjet e rregullta.

12:41
Domingo ende në skenë/ Tenori 78-vjeçar në festivalin më të vjetër operistik

Karriera e tij është thuajse e gjatë sa mbretërimi i Elisabetës së II; në moshën 78 vjeçare, Placido Domingo është këngëtari rekord i të gjitha rekordeve dhe nuk jep asnjë sinjal që të të bëjë të mendosh se do të dalë në pension.

12:30
Meta thyen bojkotin, shkon në Sarajevë. Qeveria e bojkotoi në solidaritet me Kosovën

Pjesëmarrja e Shqipërisë, në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), prodhon përplasjen e radhës mes qeverisë dhe presidentit Ilir Meta.

12:30
Nis festivali i filmit të shkurtër/ Korçë, 50 filma nga 27 vende në garë

Në Korçë nisi Festivali i Filmit të Shkurtër i cili shfaq në konkurrim filma nga 27 vende të ndryshëm të botës.

12:24
Festivali i teatrit në Butrint/ Trupat e rajonit marrin pjesë në edicionin e 17-të

Në Butrintit po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrit ” Butrinti Summer Festival”. Edicioni i 17-të nisi të dielën me Orkestrën e Vajzave të Bukureshtit dhe pjesëmarrjen e rrallë të sopranos Arlinda Morava.

12:22
Toponimet serbe në Kosovë / Emrat e qyteteve dhe fshatrave që duhen zëvendësuar

Emërimi i një rruge “Kosovo i Metohiju” në komunën me shumicë serbe të Graçanicës, bëri bujë në Kosovë, duke u kërkuar gjykimi i personave përgjegjës. Por, shumë qytete, qyteza e fshatra të udhëhequra nga vetë shqiptarët vazhdojnë të mbajnë toponime serbe, madje disa prej tyre që lidhen edhe me historinë sllave. Por që nga viti 2002, nuk është marrë as një iniciativë e vetme, për ta bërë shqipërimin e tyre.

12:17
Shalqi i lirë, por pa shije/ Tregtarët ankohen për çmim, konsumatorët për cilësinë

Shalqiri është fruti më hidratues i stinës së verës. Disa ditë më parë fermerët e Lushnjës thanë se ky frut u ka mbetur pa shitur edhe pse çmimi i tij është tepër i ulët.

12:14
“Bypass” i rrezikshëm/ Banorët e fshatrave në Fier rrezikojnë jetën

By-passi i Fierit është kthyer në makth për banorë të zonës.

12:09
Shefja e ODIHR i shkon Bashës në zyrë pas protestës së djeshme

9 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, shefja e misionit te OSBE-OHDIR, Odri Glover u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

11:59
Shenjat e horoskopit që ju kuptojnë më mirë

Ka momente në jetë, kur ndihemi pak a shumë të kuptuar nga njerëzit rreth nesh. Shumë shpesh, ata që janë përballur me situata të ngjashme me ato që po përjetojmë, arrijnë të kuptojnë ndjenjat tona dhe na këshillomë që të dalim nga situata në të cilën ndodhemi.

11:49
Përgjimet e ambasadorit, Trump: Nuk punoj me përfaqësuesin diplomatik të Britanisë së Madhe

Downing Street ka përsëritur se ambasadori britanik në SHBA ka mbështetjen e plotë të Theresa May pavarësisht Donald Trump që thotë se nuk do të punojë më me të.

11:47
Autobusi me turistë përplaset me kamionin, trafik i rënduar në Maminas

Paraditen e së martës, në autostradën Tiranë-Durrës, midis Sukthit dhe Maminasit ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Autobusi me turistë nga kosova ka qenë në korsinë e shpejtësisë, ndërsa kamioni që ka qenë korsinë tjetër i ka prerë rrugën. Për të shmangur përplasjen, autobusi nga Kosova ka devijuar duke u përplasur sic e shikoni me barrierën mbrojtëse

11:41
Turi i Francës/ Etapa 3, Alaphillipe merr “fanellën e verdhë”

Prej dy ditësh ka nisur Turi i Francës, etapat e para të të cilit u zhvilluan në Belgjikë. Tashmë kompeticioni më i rëndësishëm çiklistik hyri në territorin francez ku u mbajt etapa e tretë e tij dhe fituesi ishte pikërisht një çiklist transalpin.

11:25
Turneu i Wimbledon, të mëdhenjtë kapin çerekfinalet

Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabojnë në raundin e katërt të Wimbledonit dhe kualifikohen për në çerekfinale të turneut.

11:13
Do shkonin në Kanada me viza false, arrestohen në Rinas dy shtetas turq

Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar dy shtetas turq, pasi tentuan të udhëtojnë drejt Kandasë me vizë falsë. Sipas informacionit zyrtar, shtetasit turq, S.S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç, janë arrestuar në  flagrancë për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve.”

11:04
Presidenti i Austrisë vlerëson me “Dekoratën e Lartë të Nderit” biznesmenin Samir Mane

Me rastin e dekorimit të biznesmenit Samir Mane nga ana e presidentit të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z Alexander Van der Bellen, u zhvillua dje në mbrëmje një ceremoni në rezidencën e ambasadorit austriak në Tiranë, Sh.T.Z Johann Sattler.

11:03
Kur modelet kërkojnë foton e përsosur, por bëhen qesharake

Ne jetojmë në një epokë të selfieve, narcisizmit dhe kultit të dukshmërisë. Ky është një trend që është bërë kaq ekstrem sa nuk mund të ndihmoni, por keni një qëndrim cinik ndaj atyre njerëzve që dukshëm kërkojnë me çdo kusht që të bëjnë foton e përsosur.

10:58
23 rastet e papërsëritshme kur qielli prodhoi magji!

Të shohësh retë është një nga gjërat më të mira për të bërë në një fundjavë verore, sepse nganjëherë qielli rezulton të jetë plot me ngjyra dhe forma magjike – vetëm duhet të kërkoni!

10:43
Njihuni me “Perlën Blu” të Marokut

Ky është qyteti i bukur i Chefchaouen, i njohur si “Perla Blu” e Marokut. Ky vend i veçantë në malet marokene tërheq turistë nga e gjithë bota për tiparet e tij origjinale: shtëpitë dhe rrugët janë pikturuar të gjitha në blu.

10:32
Asfaltohen rrugët e prekura nga ndërtimi i linjës së transmetimit Bovillë – Yzberisht

Banorët e qytetit të Tiranës kanë jo vetëm një linjë të re të transmetimit të ujit të pijshëm, por nga sot edhe një rrugë me standarde.

10:06
A do pranoni vendimin e parlamentit për shkarkim? Ja si përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për gazetën “Kathimerini” ka folur për ngjarjet e fundit politike në vend si dhe veprimet e parlamentit për shkarkimin e këtij të fundit.

09:57
KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Alma Brati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Gjyqtaren e Shkallës së Parë, Alma Brati

09:37
Akuzohet se vrau kunatin, 71-vjeçari vret veten për t’i shpëtuar arrestimit

Dyshohet se ka lidhje me vrasjen e kunatit, ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, vret veten Sefedin Zenellari, 71 vjeç.

09:06
Të gjithë sytë te e dashura e Dele Alli

Marrëdhënia e tyre u konfirmua të jetë përsëri në rrugën e duhur pasi ata ishin duke shijuar një udhëtim në Mykonos më parë këtë javë.

08:36
Meta publikon “foton e jetës”: Shqipëria e para

Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes ka publikuar një foto në facebook të cilin e quan “Fotoja e jetës time” me shënimin : Shqipëria e para.

08:30
Debat i zjarrtё pёr shpёtimin e migrantёve nё det

Ministria e Jashtme e Gjermanisё nuk e konsideron tё arsyeshme njё mision tё ri shpёtimi nё Mesdhe, pёr aq kohё sa nuk ёshtё sqaruar çёshtja e pranimit dhe shpёrndarjes sё migrantёve ndёr vendet e BE-sё. Njё zёdhёnёs i Ministrisё sё Jashtme tё drejtuar nga partia socialdemokrate nё koalicionin qeverisёs, pranoi, se “ka njё boshllёk nё shpёtimin nё det”, por ai nёnvizoi, se “ky boshllёk mund tё mbyllet, nёse pas shpёtimit nё det gjendet njё port, ku mund tё ankorohen anijet”.

08:17
Super modelja Kendall Jenner!

Kendall Jenner tregoi figurën e saj prej supermodeleje edhe një ditë tjetër në plazhet e Mykonos të hënën.

08:04
Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Siri

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha në Berlin, se qeveria gjermane do të vazhdojë të japë kontributin e saj për luftimin e të ashtuquajturit „Shteti Islamik”, IS, në këtë ndihmesë gjermane llogariten avionë zbulimi të tipit tornado, avionë furnizimi dhe instruktorë në Irak.

07:15
Video/ Përmbytje masive dhe e rrezikshme në Washington, shikoni pamjet

Washington Dc është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm gjatë ditëve të fundit të cilët kanë shkaktuar edhe përmbytje masive.

06:35
Barcelona nderon “Masian”/ Katalanasit bëjnë gati fanellën e vitit 1979 si e Johan Cruyff

Barcelona ka vendosur që për nder të akademisë së saj të famshme, “La Masia” nga e cila janë zbuluar dhe janë rritur talente si
Xavi, Iniesta apo Lionel Messi, të përdor në këtë sezon modelin e fenellave të saj.

06:33
Dani Alvesh, me 40 trofe/ Futbollsti brazilian, me më shumë kupa në Botë

Dani Alvesh me kupën e Amerikës latine që fitoi të dielën e shkuar e çon në 40 numrin e trofeve në karrierë, duke u shpallur si sportisti me më shumë trofe në histori, por që ende nuk ka fituar një kupë bote.

06:29
UEFA: Nuk ka ftesë për Argjentinën/ Amerikano latinët, të ftuar vetëm për ta parë Ligën e Kombeve

Argjentina vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike edhe pse nuk fitoi asgj]ë në Kupën e Amerikës, vec finales së vogël, atë që luajti për vendin e tretë dhe të katërt kundër Kilit.

04:07
‘Princi i Kurorës’, kush është Kyriakos Mitsokatis?

Kyriakos Mitsotakis, ka politikën që i rrjedh në vena. Babai i tij, Kostandin Micotaqis, ishte kryeministër në fillim të viteve 90 dhe motra e tij, dora Bakojanis, kryebashkiake e Athinës kur qyteti priti lojërat olimpike në 2004, para se të bëhej ministre e jashtme.

03:07
ANEA konfirmon kapërcimin e niveleve të pasurimit të uraniumit nga Irani

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrjen e veprimtarive bërthamore ka konfirmuar se Irani ka tejkaluar kufijtë e lejuar të pasurimit të uraniumit në kuadrin e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015.

01:58
Vritet në banesë emigranti/ Korcë, 57 vjecari ishte kthyer para pak kohësh nga SHBA

Një emigrant i kthyer vetëm pak ditë më përpara në Korçë, nga SHBA, u gjet i vrarë në banesë n e tij me dy plumba në trup.

00:53
Basha: Kriminelët do ti shtypim/ Kriza do të zgjidhet me parime dhe jo me pazare

Opozita protestoi së rish në shesh ashtu siç kishte paralajmë ruar, në më nyrë paqë sore.

00:35
Soros: Akuzat e Metës, të çuditshme

Fondacioni Shoqëria e Hapur apo siç njihet ndryshe fondacioni “Soros” ka reaguar pas akuzave të hedhura në adresë të themeluesit të tij, miliarderit George Soros nga Presidenti Ilir Meta, duke e akuzuar për komplot dhe ndërhyrje në zhvillimet e brendshme në Shqipëri për të ndikuar në Reformën në Drejtësi.

00:27
Meta: Prej dy javësh hoqët dorë nga dhuna, identifikuat armikun e betuar të dialogut

Pak para nisjes së protestë s së opozitë s, reagoi presidenti Ilir Meta i cili tha se donte të pë rshë ndeste mbi 85% të qytetarëve, të cilët bojkotuan një proces “fake”, më të shëmtuarin që mund të ndodhte në kontinentin tonë të civilizuar, pas 3 dekadash që kur vendi ynë u nda nga regjimi më shtypës i të drejtave të njeriut që njohu e gjithë Europa ish-komuniste.

E hënë, 08 Korrik 2019
23:39
Abilekaj: Ja kush duhet të largohet për të zgjidhur krizën

Super debate u zhvilluan sonte mes të ftuarve në super Open në Top Channel. Tema që u trajua sot në emision ishte zgjidhja e krizës që ka kapluar vendin prej muajsh tashmë.

22:57
Protesta e opozitës/ Reagon Rama, përdor shprehjen e strategut më të madh të luftërave

Pas mbylljes së protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një shprehje të strategut më tëmadh të luftërave, kinezit Sun Tzu.

22:55
Filozofia e Giampaolo/ Milan prezanton trajnerin e ri

Marco Giampaolo u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Milanit, një zgjedhje e paralajmëruar nga skuadra e futbollit italian që synon të nisë një projekt për të ringritur klubin në majat kontinentale.

22:36
Rusia e shqetësuar për ambasadat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë

Rusia thotë se është shqetësuar nga marrëveshja e nënshkuar nga Shqipëria dhe Kosova për bashkimin e misioneve diplomatike. Në një deklaratë të publikuar të hënën, Ministria e Jashtme e Rusisë thekson se këto “hapa provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkaktojnë shqetësim serioz.”

22:33
Përplasje Mazniku-Kadilli në Open: Slogani i protestës së PD-së, nga Rama-ik në Basha-rri!

Pasi ka përfunduar protesta e PD-së në studion e Open ka nisur një analizë dhe debat që ka provokuar edhe diskutim të fortë.

22:23
Newcastle do trajner/ John Terry kandidat për pankinën

Vetëm pak ditë pasi Frenk Lampard u emërua në pankinën e Celsit, një tjetër legjendë e futbollit anglez mund të bëjë debutimin në elitën e premier Ligës.

22:04
Akuzat e Metës, reagon Soros

Fondacioni Shoqëria e Hapur apo siç njihet ndryshe fondacioni “Soros” ka reaguar pas akuzave të hedhura në adresë të themeluesit të tij, miliarderit George Soros nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke e akuzuar për ndërhyrje në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, kryesisht reformën në drejtësi.

22:00
Mbyllet protesta, Basha mbledh strukturat në selinë e PD

Lulzim Basha do të mbledhë në seli strukturat e Partisë Demokratike pas përfundimit të protestës së 10 kombëtare të opozitës. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga deklaroi gjatë transmetimit të emisionit ‘Open’, se në mbledhje do të diskutohet për hapat e tjerë që do të ndërmarrë opozita.

21:49
Berisha për “Open”: Nuk janë protesta, por kryengritje popullore

“Kryengritja do vazhdojë , deri në çlirim nga fshirja e narkoshtetit nga faqja e dheut’, kështu tha ish-kryeministri Sali Berisha në në lidhje live në emisionin Open në Top Channel.

21:45
Jahti luksoz ku Dele Ali vazhdon pushimet

Ndërkohë që ekipet e tjera janë duke djegur kaloritë që kanë marrë gjatë verës, Dele Ali vazhdon të qëndrojë në San Trope, në jahtin luksoz që e paguan 42 mijë euro në javë.

21:35
Basha: Reformë kushtetuese dhe zgjedhore pas largimit të Ramës

Nga protesta e 10 kombëtare, Lulzim Basha foli edhe për synimet e opozitës për zgjidhjen e krizës politike dhe ndërtimin e një Shqipërie evropiane. Kryeopozitari Basha theksoi se “duhet një reformë kushtetuese, politike, zgjedhore dhe të partive politike.”

21:35
Arbjan Mazniku në Open: Ja ku reflektoi Lulzim Basha pas 30 qershorit

Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaroin në emisionin Open të Eni Vasilit se nga fjalimi i Bashës në protestën e sotme ka një reflektim në lidhje me 30 qershorin që tregoi një tërheqje nga skenari i dhunshëm.

21:10
Vrasja gjatë grabitjes në Korçë, gruaja gjeti të pajetë 57 vjeçarin

Gramoz Nako, 57 vjeç, kishte ardhur nga SHBA në Shqipëri për të qëndruar disa ditë për shkak se kishte të vëllain e sëmurë. Por qëndrimi në banesën në Korçë u kthye në tragjedi për 57 vjeçarin dhe familjen e tij.

20:58
Makinat më të shëmtuara

Sigurisht që bukuria varet nga shija e gjithësecilit, por për disa gjëra mund të bien dakord shumë veta që nuk kanë asgjë të bukur.

20:56
Fiks Fare/ Si po e vrasin bujqësinë! Zbulohet skandali me farën e domates

Fiks Fare denoncoi skandalin e radhës në bujqësi, ku farmaci bujqësore iu servirin fermerëve farëra të skaduara dhe të pakontrolluara. Pas investigimeve në seri për përdorimin e simulantëve hormonalë në perimet e stinës, emisioni investigativ faktoi se farërat po i çojnë drejt falimentit këta fermerë.

20:45
Foto “pikante” nga protesta e opozitës dhe gafa e pafalshme ndaj PD-së

Ka nisur protesta e 10 kombëtare e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë mbushur bulevardin kryesor të kryeqytetit dhe mbajnë në duar pankarta me thirrjen “Rama ik”.

20:36
Basti me pronarin e lokalit e fut Balotelin në telashe

Mario Baloteli është futur në telashe me autoritetet italiane pasi i ka dhënë 2000 euro një pronari lokali që të hidhej në det me motor.

20:33
Vetting-u në polici/ Ja emrat e parë që do kalojnë në ‘sitë’

Ministria e Brendshme ka bërë publike 45 emrat e drejtuesve më të lartë në polici që do t’i nënshtrohen vettingut.

20:17
Protesta/ Ironia e Metës: Sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ

Presidenti i vendit Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë paqësisht sot në tubimin e opozitës.

20:13
Një ekspert i ligjeve detare në krye të diplomacisë greke; lista e plotë e kabinetit qeveritar

Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka publikuar emrat e ministrave të kabinetit qeveritar, pas fitores që siguroi dje në zgjedhjet parlamentare.

20:04
Të pambrojtur nga hakerat/ Shqipëria probleme me specialistët e sigurisë kibernetike

Në Shqipëri ndihet mungesa e specialistëve të sigurisë kibernetike sipas një studimi të kryer nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

19:59
Bashkim Shehu në italisht, përkthehet romani që i dha çmimin “Balkanika”

“Kujtesa ka një vend të rëndësishëm ose një rol të rëndësishëm. Jo në aspektin e riprodhimit të ngjarjeve konkrete të jetura, sesa të përftimit të një bote ku kujtesa ndërvepron me imagjinatën. Një bote ku unë ndihem mire kur e mendoj gjatë kohës që shkruaj dhe ku vendosen ngjarjet dhe personazhet. Totalitarizimi për mua është e keqja absolute, qoftë Stalini, qoftë Hitleri, qoftë Enveri.”

19:51
Ligj i ri për asistencën sociale/ Hiqet kufizimi prej 8 mijë lekë si ndihmë ekonomike

Parlamenti pritet të votojë një ligj krejtësisht të ri për ndihmën ekonomie dhe pagesat e aftësisë së kufizuar.

19:48
Shqiptarët të pakënaqur/ Barometeri i Ballkanit: Vetëm 22 përqind shprehen pozitivë

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare janë të pakënaqura me gjendjen e tyre financiare. Përfundimi vjen nga barometri publik i Ballkanit, një sondazh i kryer me sponsorizimin e këshillit të bashkëpunimit rajonal.

19:36
Protesta e opozitës/ Apeli i ambasadës amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lajmëruar shtetasit amerikanë në Shqipëri për të shmangur lëvizjen gjatë protestës së sotme të opozitës, e cila nis në orën 20:00.

19:15
Zbardhen emrat, këta janë 11 deputetët që do të hetojnë Ilir Metën

Janë 11 deputetë nga Partia Socialiste dhe ‘opozita e re’ që do të bëhen pjesë e komisionit hetimor që për tre muaj do të hetojë kushtetuetshmërinë e dekretit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit.

18:52
Krijohet komisioni hetimor, PS shton votat për shkarkimin e Ilir Metës

102 vota pro raportit të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe 101 vota pro për ngritjen e Komisionit Hetimor. Ky ishte rezultati i votimeve sot në sallën e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama bëri thirrje për ngritjen e komisionit që, sipas tij, do të sjellë edhe shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

18:48
Në emër të kujt kërcënoi sot deputetja Hoti? “Presidenti, rezistenca e fundit e demokracisë”

Elda Hoti është deputetja që hyri në Kuvend nga lista e LSI-së, pas djegies së mandateve nga kolegët e saj. Në seancën që po zhvillohet për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, deputetja Hoti doli hapur në mbrojtje të presidentit.

18:27
Paloma zbulon “vesin” e të shoqit: Sa herë grindemi, merr të ëmën në telefon…

Gazetarja e njohur Rudina Demneri, e njohur për të gjithë si Paloma, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku u diskutua rreth mënyrave se si mund të mbahet marrëdhënia në çift “e gjallë” dhe pasionante, edhe me kalimin e viteve.

18:12
Tre deputetët e rëndësishëm të opozitës së re që “bojkotuan” seancën e shkarkimit të Metës

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ku po diskutohet ngritja e Komisionit Parlamentar për të hetuar shkeljet kushteuese të presidentit Ilir Meta, mungojnë disa prej deputetëve kryesorë të opozitës së re.

18:11
3 muaj hetime për Ilir Metën

Top Channel ka zbardhur projekt-vendimin për ngritjen e komisionit hetimor mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

17:55
Rama thirrje Metës: Mblidh veten dhe ndërprit sulmin ndaj parlamentit

“Meta nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur”, kështu tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare që po zhvillohet mbi shkarkimin e presidentit.

17:49
Edi Rama: Reagim frontal ndaj Ilir Metës. SHBA-në e mendon si topin që i ka vendosur gjoksin

Ilir Meta “duhet ndëshkuar deri në fund në Kuvend dhe reagimi ynë si deputetë duhet të jetë frontal, në emër të Kushtetutës.” Kjo ishte porosia e kryeministrit Edi Rama për deputetët në Kuvend, ku po diskutohet për ngritjen e një komisioni hetimor kundër Presidentit të Republikës.

17:39
Rama: Meta nuk duhet ndalur në marshimin e tij vetë shkatërrues

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në parlament, duke mos kursyer akuzat ndaj presidentit Meta.

17:26
Shkarkimi i Metës, Ulsi Manja lexon raportin dhe kërkon ngritjen e komisionit hetimor

Ulsi Manja ka lexuar në Parlament raportin e miratuar në Komisionin e Ligjeve ku kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për të shqyrtuar shkeljet e rënda të Kushtetutës që, sipas mazhorancës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kryer me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

17:18
Kosova tensionon marrëdhëniet Bullgari-Serbi

Kosova është bërë shkak për një tension diplomatik midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka thirrur në takim ambasadorin serb pas komenteve të Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë, i cili kritikoi ashpër kryeministrin bullgar, Boiko Borisov.

17:10
Lewis Hamilton kapet mat!

Lewis Hamilton u pa me modelen Zahra Elise gjatë fundjavës.

17:00
Klotilda Bushka në Top Talk: Gjykata Kushtetuese e mirëpritur. Çdo akt i këtij Parlamenti, legjitim

Me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, opozita mund të ngrejë një argument për paligjshmërinë e këtij Kuvendi që është sot me vakancat e plotësuara pas djegies së mandateve nga opozita.

16:41
Meta telefonon Mitsotakis, mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i ri i Greqisë. Meta thotë se i ka uruar suksese Mitsotakisit dhe se shpreson që marrëdhëniet midis dy shteteve do të fuqizohen edhe më shumë.

16:38
Top Talk/ Deputetja e PS, Klotilda Bushka ka një kundërpërgjigje juridike për Ilir Metën

Kjo e hënë është një ditë plot zhvillime intensive, kjo sepse Kuvendi mblidhet në seancën e posaçme me debat për relacionin që përmban arsyet e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Ky i fundit në një deklaratë për mediat parashtroi edhe një herë arsyet ligjore përse shfuqizoi 30 Qershorin dhe dekretoi 13 Tetorin si datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

16:29
18 foto që tregojnë fuqinë e madhe të natyrës

Natyra na frymëzon me bukurinë e saj, por gjithashtu fsheh shumë sekrete. Lule ose kafshë që duken të ëmbël në shikim të parë mund të jenë me të vërtetë vdekjeprurëse, ndërsa ngjarjet natyrore piktoreske mund të sjellin dëm të pariparueshëm.

15:37
KLSH: Ilaçet pa kontroll në Shqipëri, nuk bëhen analiza për cilësinë e barnave

Një raport i kontrollit të lartë të shtetit, për periudhën 2017 – 2018, vë në dyshim cilësinë dhe sigurinë e barnave, që hyjnë në tregun farmaceutik shqiptar.

15:24
Bllokohen pushuesit në trafik/ Me orë të tëra për të përshkuar rrugën Llogora-Vlorë

Të gjithë mezi e presin fundjavën. Por freskia e një dite buzë detit shndërrohet në makth me perëndimin e diellit, kur pushuesit ditorë marrin rrugën e kthimit në shtëpi.

15:23
Në 2018, 37 mijë krime/ Janë ulur vrasjet dhe tenativat për vrasje

Shqiptarët janë më të ekspozuar ndaj krimeve. Të dhënat publike të Institutit të Statistikave, në katër vitet e fundit flasin për një rritje me rreth 12.7% të numrit të veprave penale, e cila ka ardhur në rritje graduale nga viti 2015 deri në vitin 2018.

15:19
Kryeministri i dinasitisë Miçotaqis kritik me Shqipërinë/ Kushte për hapjen e negociatave

Kyriakos Mitsotakis, ka politikën që i rrjedh në vena. Babai i tij, Kostandin Micotaqis, ishte Kryeministër në fillim të viteve 90 dhe motra e tij, Dora Bakojanis, Kryebashkiake e Athinës, kur qyteti priti lojërat olimpike në 2004, para se të bëhej Ministre e Jashtme.

15:17
Turisti boshnjak vdes në Durrës/ Pëson atak kardiak sapo hyn në det

Një turist i moshuar humbi jetën sot në mesditë, në plazhin e Durrësit.

15:08
Bindja, 38 ankesa për zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet e zgjedhjeve të Vlorës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar miratimin e nxjerrjes së rezultateve të 30 qershorit, për kryetar Bashkie dhe Këshillat Bashkiak. Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi nxjerrjen e rezultatit për Kryetarin dhe Këshillin e Bashkisë së Vlorës.

15:03
Vrasja në Kavajë, Gjykata lë në burg personat e përfshirë në ngjarje

Vetëm njërit nga personat e arrestuar për vrasjen e Ramazan Hasalli, i cili ishte kalimtar i rastësishëm, i l është dhënë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, teksa për 4 të tjerët Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

14:57
“Transferta”, policia sekuestro pasurisë prej 1 milionë euro. Edhe një italiani

Në kuadër të operacionit “Transferta“, policia ka vendosur në sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

14:44
Hektor Mahmutaj, shqiptari më i kërkuar në Angli – FOTO

Skuadra e ekstradimeve në Policinë Metropolitane në Londër kërkon ndihmën e publikun më lokalizimin e një shqiptari të kërkuar në Shqipëri për vrasje.

14:44
Probleme me pasurinë, shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli. Shkak për këtë duket se janë bërë problemet e gjetura në lidhje me pasurinë.

14:42
Miçotaqis, Kryeministër i Greqisë/ Lideri i Demokracisë së Re bën betimin

Në orën një të mesdites, Lideri i Demokracisë së Re dhe fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 7 Korrikut, Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij, është betuar si Kryeministër i ri i vendit.

14:38
Matthaus: Sjellja e Neuer tek Bayern, jo e një kapiteni

Legjenda e Bayern Munchen, Lothar Matthaus, ka sulmuar Manuel Neuer pasi agjenti i tij vuri në diskutim ambicien e klubit kur krahasohet me skuadrat kryesore të Premier Ligës.

14:27
Pampuri: Skamja është rritur me 6% në krahasim me 1 vit më parë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri në një dalje për mediet tha se familjet shqiptare po përjetojnë një gjendje të rënduar ekonomike dhe përgjegjës për këtë bëri kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

14:22
Gara për SPAK, KLP interviston 4 kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot intervista me 4 kandidatë për Prokurorinë Speciale Antikorrupsion (SPAK). Intervistat e 4 prokurorëve, Altin Dumani, drejtues i komanduar i Apelit për Krimet e Rënda; Anita Jella, prokurore e Durrësit; Anton Martini, prokuror tek Krimet e Rënda dhe prokurorin Arben Kraja, u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medieve.

13:40
Wake Up/”Netflix” nuk do të lejojë cigaren në filmat për moshën nën 14 vjeҫ

Netflix nuk do të lejojë më shfaqjen e filmave për moshat deri në 14 vjeҫ, të cilat promovojnë përdorimin e cigareve, qofshin këto edhe elektronike.

13:40
Wake Up/ Peticion për heqjen e shpjegimeve seksiste në fjalorin e Oxfordit për fjalën “grua”

Të gjithëve na ndodh që kërkojmë herë pas herë në fjalor përkufizime për fjalë nga më të ndryshmet.