“Më kanë lëvizur nga fjala ata personat”/ Gramoz Rexhepi për Jan Prengën: Ja kush e ka rrëmbyer

12/02/2020 17:21

Në deklaratën e njërit prej vëllezërve të Jan Prengës, Antonit, ku tregohet edhe biseda kur ai mori vesh për rrëmbimin e të vëllait, tregon edhe për emrat që Gramoz Rexhepi, personi me të cilin ata kishin kontaktuar për kthimin e Janit, bënte përgjegjës për rrëmbimin.

Gramoz Rexhepi ju kishte thënë “unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj të kokainës, nga Astriri dhe Gëzim Shullani se do lirohet pengu”.

  “Mos bëni gabim të prekni sasinë e kokainës”/ Si Gentian Doçi kërcënoi vëllanë e Jan Prengës, dëshmia e vëllait në Angli

Më tej në dëshminë e Anton Prengës i ardhur në Shqipëri për të gjetur të vëllain, thuhet se Gramozi ka thënë: “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre që kanë organizuar dhe kryer pengmarrjen , ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel