“Mos bëni gabim të prekni sasinë e kokainës”/ Si Gentian Doçi kërcënoi vëllanë e Jan Prengës, dëshmia e vëllait në Angli

12/02/2020 16:54

Gentian Doci është një nga më të kërkuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, pasi siç edhe Top Channel ka raportuar më herët, ai shfaqet në disa disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, N.Prenga.

E gjithë kjo bisedë erdhi pasi ashtu siç edhe Top Channel ka raportuar më herët vëllai i Jak Prengës, nuk kishte dorëzuar te organizata sasinë prej 280 kg të kokainës.

“Gentian Doci kishte komunikuar me Astritin dhe i kishte thënë: Ju e dini se ku e kini vëllain, që nënkuptonte se më keni marrë mallin, dhe prandaj ju mora vëllain”, tregon vëllai tjetër i jan Prengës, Antoni i cili jeton në Angli.

“Unë e di se si janë ndarë gjërat, por unë juve ju jap besën, ktheni pjesën tuaj ju, pra vëllai juaj Astriti së bashku me Gëzim Shullani se do lirohet pengu”, vijon më tej deklarimi.

Anton  Prenga në  deklaratën e siguruar nga Top Channel tregon se si e ka marrë vesh ai ngjarjen dhe zbulon bisedat me të vëlllanë Astritin dhe shokun e tyre Gëzim Shullanin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel