Meta përkujton Papa Kristo Negovanin: Do të nderohet përjetë për kontributin e çmuar që dha për vendin

12/02/2020 17:59

Presidenti i vendit, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale ka përkujtuar 115-vjetorin e ndarjes tragjike nga jeta, klerin shqiptar, Papa Kristo Negovani.

Në postim, Ilir Meta shprehet se Papa Kristo Negovani do të nderohet përjetë për kontributin e çmuar që dha për çështjen shqiptare dhe pavarësinë e Shqipërisë.

“Sot, përkujtojmë me nderim 115-vjetorin e ndarjes tragjike nga jeta të një prej figurave më të shquara patriotike të kombit dhe klerit shqiptar, Papa Kristo Negovani.

I martirizuar për aktivitetin e Tij të jashtëzakonshëm iluminist në mbrojtjen, promovimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, si dhe të vlerave tona më të mira kombëtare, Papa Kristo Negovani, do të nderohet përjetë për kontributin e çmuar që dha për çështjen shqiptare dhe pavarësinë e Shqipërisë, deri edhe me sakrificë sublime”, shkruan presidenti në “Facebook”.

Top Channel