Manjaku mban gruan 30 vjet si skllave seksi në apartamentin përballë shtëpisë

12/02/2020 20:28

Një maniak seksual është zbuluar se ka mbajtur një grua si skllave seksuale për më shumë se 30 vjet, në një apartament në anën tjetër të rrugës së shtëpisë së familjes së tij.

56 vjeçari venezuelan Matias Salazar, rrihte torturonte e dominonte psikologjikisht gruan 49-vjeçare të njohur vetëm si Morella për tre dekada në apartamentin e vogël duke i mohuar ushqim e ujë nëse nuk e lejonte të bënte ç’të donte me të.

Policia tha se beson se ajo është abuzuar seksualisht nga Salazar, që prej herës së parë që e takoi kur ishte 17 vjeç.

Gjatë tmerrit të saj gruaja është ushqyer vetëm me oriz, fasule e vezë dhe raportohet se duhet të merrte leje për të bërë çdo gjë.

Sipas agjencisë venezuelane Cronica Uno, ajo ishte njohur me Salazar i cili nisi shpejt të abuzonte dhe prindërit e Morellas nuk e pëlqenin.

Kështu që ai krijoi planin për t’u arratisur me të dhe pak para krishtlindjes 1988 çifti u zhduk.
Pas qëndrimit në disa hotele e shtëpi ata u vendosën në kompleksin e apartamenteve Maracay që u bë burgu i saj i tre dekadave të ardhshme.
Ajo lihej vetëm në apartament pa energji teksa Salazar i sillte ujë e ushqim nga shtëpia e tij në anën tjetër të rrugës ku jetonte me një grua dhe bijën e saj.
Policia kishte ndërhyrë më parë në apartament por Morela u kishte thënë se është mirë dhe nuk ka probleme.
Pas disa tentativave ajo arriti të largohej më 24 janar, duke treguar historinë e saj në media.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel