Nëse dëshironi të bëheni pjesë e “Take Me Out Albania”, vendndodhja juaj nuk ka rëndësi.

Edhe nëse jetoni jashtë territorit të Shqipërisë, mund të aplikoni në aplikime.top-channel.tv/takemeout/ dhe produksioni i emisionit do t’ju shpjegojë ecurinë.

Interesi ndaj programit më të suksesshëm “dating” në botë, që do të vijë së shpejti ekskluzivisht në Top Channel nga Luana Vjollca, ka qenë aq i madh sa që ka tejkaluar edhe kufijtë gjeografikë.

Ndërkohë ju kujtojmë se kanë mbetur vetëm tre ditë nga audicionet që do të zhvillohen në Tiranë, në ambientet e Top Channel në piramidë, më 15 e 16 Shkurt në orën 11:00.

Në Prishtinë audicionet do të bëhen në pranë zyrave të Digitalb në Pallatin e Rinisë më datë 23 Shkurt.

Top Channel